Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se nuk do të takohet me homologun rus Vladimir Putin, deri sa nuk do të ketë siguri për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
"Nuk do të humbas kohë, me Vladimir Putinin nuk do të ketë takim derisa të ketë siguri për një marrëveshje paqeje”, tha Donald Trump.
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, ku forcat ruse sulmuan Kharkivin këtë mbrëmje duke përdorur dronë Molniya, ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve të tij për mbështetje më të madhe për mbrojtjen ajrore të vendit pas sulmeve të fundit ruse që lanë të paktën katër të vdekur në Kiev.
Ndërkohë, i dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, tha për CNN se Moska, Uashingtoni dhe Kievi janë "mjaftueshëm afër" arritjes së një zgjidhjeje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër ai akuzoi Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera evropiane se po bëjnë presion mbi Kievin për të bllokuar bisedimet e paqes.
Dmitriev theksoi gjithashtu se pranimi i fundit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i realiteteve të fushëbetejës shënoi "një hap të madh" drejt negociatave.
"Mendoj se Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë në fakt mjaft afër një zgjidhjeje diplomatike. Qëndrimi i tij i mëparshëm ishte që Rusia duhet të largohet plotësisht, kështu që në fakt mendoj se jemi mjaft afër një zgjidhjeje diplomatike që mund të arrihet", tha Dmitriev.
Dmitriev tha gjithashtu se beson që një takim Trump-Putin do të ndodhë, por "ndoshta në një datë të mëvonshme".
Trump foli me Putinin javën e kaluar dhe tha se planifikonte ta takonte atë në Budapest brenda disa javëve të ardhshme, por Trump më vonë e anuloi takimin, por tha se mund të zhvillohej një herë tjetër.
"Dialogu Rusi-SHBA do të vazhdojë, por sigurisht që është i mundur vetëm nëse interesat e Rusisë merren parasysh dhe trajtohen me respekt", tha Dmitriev.
I pyetur në lidhje me zhgënjimet e Trumpit që, ndërsa bisedat e tij telefonike me Putinin janë produktive, Rusia megjithatë vazhdon të godasë objektiva civile, Dmitriev tha se qëndrimi i ushtrisë ruse është se ajo godet vetëm objektiva ushtarake.
Ndërkohë gjatë udhëtimit të tij në Azi, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të donte të fliste me presidentin kinez Xi Jinping rreth konfliktit Ukrainë-Rusi.
"Do të doja që Kina të na ndihmonte me Rusinë. Ne kemi vendosur sanksione të qëllimshme kundër Rusisë. Një nga temat që do të diskutojmë është Rusia, Ukraina. Shtatë mijë njerëz vriten çdo javë, kryesisht ushtarë. Patjetër që do të flasim për këtë”, tha Trump.
Ukraina përballet pothuajse çdo natë me sulme nga dronë dhe raketa ruse që godasin ndërtesa apartamentesh dhe infrastrukturë civile në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha larg vijës së frontit. Gjatë orëve të natës një sulm rus me raketa vrau një civil dhe plagosi 10 të tjerë në kryeqytetin ukrainas.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se nuk do të takohet me homologun rus Vladimir Putin, deri sa nuk do të ketë siguri për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
"Nuk do të humbas kohë, me Vladimir Putinin nuk do të ketë takim derisa të ketë siguri për një marrëveshje paqeje”, tha Donald Trump në bordin e ‘Air Force One’.
Po ashtu Trump tha se ka shumë urrejtje midis Putinit dhe Zelenskyt.
“Ka shumë urrejtje midis Putinit dhe Zelenskyt”, deklaroi Donald Trump në bordin e Air Force One që udhëtonte për në Malajzi.
Forcat ruse sulmuan Kharkivin këtë mbrëmje duke përdorur dronë Molniya. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, raportoi incidentin në Telegram.
"Informacionet paraprake tregojnë se dronët Molniya kanë sulmuar distriktet Kyivskyi dhe Shevchenkivskyi të Kharkivit. Detajet po sqarohen dhe të gjitha rrethanat po hetohen aktualisht", thuhej në postim.
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka përgatitur sanksione shtesë që synojnë sektorët kryesorë të ekonomisë ruse nëse Presidenti Vladimir Putin vazhdon të vonojë përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë, sipas një zyrtari amerikan dhe një personi tjetër të njohur me çështjen, raporton Reuters.
Zyrtarët amerikanë u kanë thënë gjithashtu homologëve evropianë se mbështesin përdorimin nga BE të aseteve të ngrira ruse për të blerë armë amerikane për Kievin, dhe Uashingtoni ka filluar diskutime të brendshme rreth përdorimit të aseteve ruse të mbajtura në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur përpjekjet e luftës së Ukrainës, sipas dy zyrtarëve të tjerë amerikanë.
Ndërsa është e paqartë nëse Uashingtoni do të zbatojë ndonjë nga këto lëvizje menjëherë, diskutimet tregojnë se administrata ka një kuti mjetesh të zhvilluara mirë për të rritur më tej rreziqet pasi Trump vendosi sanksione ndaj naftës ruse këtë javë për herë të parë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë.
Disa nga sanksionet shtesë të përgatitura nga Shtetet e Bashkuara do të synojnë sektorin bankar të Rusisë dhe infrastrukturën e përdorur për të sjellë naftën në treg. Presidenti i SHBA-së e ka pozicionuar veten si një paqebërës global, por pranoi se përpjekja për t'i dhënë fund luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainën fqinje ka rezultuar më e vështirë se sa pritej.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha Reuters se Uashingtoni shpreson që aleatët e tij evropianë do të ndërmarrin lëvizjen e radhës të madhe kundër Rusisë, e cila mund të përfshijë sanksione ose tarifa të mëtejshme.
Një burim tjetër i njohur me dinamikën e brendshme të administratës tha se Trump ka të ngjarë të bëjë një pushim për disa javë për të vlerësuar reagimin e Rusisë ndaj njoftimit të sanksioneve ndaj kompanive të saj të naftës, Lukoil dhe Rosneft. Lëvizja ka rritur çmimet e naftës me më shumë se 2 dollarë dhe ka nxitur blerësit kryesorë të naftës bruto ruse, Kinën dhe Indinë, të kërkojnë alternativa.
Kryeministrja ukrainase Julia Svyrydenko ka deklaruar se Rusia po përpiqet të provokojë një katastrofë humanitare në Ukrainë, që përkon me stinën e dimrit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rusia nisi një tjetër sulm masiv me raketa dhe raketa balistike ndaj Kievit. Shpërthime u raportuan në disa lagje. Ndërtesa banimi, një çerdhe dhe ambiente tregtare u dëmtuan. Të paktën dy civilë u vranë dhe dymbëdhjetë u plagosën. Këto sulme kishin për qëllim përsëri infrastrukturën tonë civile dhe energjetike. Ky ishte një tjetër akt terrorist i qëllimshëm kundër popullit ukrainas”, tha ajo.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve të tij për mbështetje më të madhe për mbrojtjen ajrore të vendit pas sulmeve të fundit ruse që lanë të paktën katër të vdekur në Kiev.
"Mbrëmë, Rusia sulmoi përsëri Ukrainën, këtë herë me dhjetëra dronë sulmi dhe nëntë raketa balistike. Fatkeqësisht, pati viktima. Vetëm që nga fillimi i këtij viti, Rusia ka lëshuar afërsisht 770 raketa balistike dhe më shumë se 50 raketa Kinzhal kundër Ukrainës.
Pikërisht për shkak të sulmeve si këto, ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë sistemeve Patriot për të mbrojtur qytetet tona nga ky tmerr. Është thelbësore që partnerët tanë, të cilët kanë aftësitë, të zbatojnë atë që është diskutuar ditët e fundit. Çdo gjë është e mundur: partnerët tanë kanë sistemet e nevojshme dhe tashmë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës', tha ai.

Foto: Donald Trump dhe Xi Jinping
Gjatë udhëtimit të tij në Azi, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të donte të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping rreth luftës Ukrainë-Rusi.
"Do të doja që Kina të na ndihmonte me Rusinë. Ne kemi vendosur sanksione të qëllimshme kundër Rusisë. Një nga temat që do të diskutojmë është Rusia, Ukraina. Shtatë mijë njerëz vriten çdo javë, kryesisht ushtarë. Patjetër që do të flasim për këtë”, tha Trump.
Manjati theksoi marrëdhënien e tij të shkëlqyer me Xi, i cili udhëheq një Kinë të lidhur me Rusinë nga një partneritet "i pakufizuar", dhe është i bindur se do të ketë "një takim pozitiv" me udhëheqësin kinez, ndoshta edhe një "të jashtëzakonshëm".
Foto: Urusula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një pasazh kushtuar mbrojtjes evropiane në fjalimin e saj në Forumin ‘Berlin Global Dialogue’, tha se BE-ja nuk duhet të jetë naiv ndaj Rusisë.
Ajo thekson se Evropa po investon më tepër në aftësitë ushtarake dhe në forcimin e industrive të mbrojtjes për të parandaluar çdo sulm të mundshëm rus.
"Fuqia është matur gjithmonë me fuqinë ushtarake dhe ndikimin territorial. Kushdo që kontrollonte kufijtë dhe ushtritë, kontrollonte gjithashtu ekuilibrin e fuqisë në marrëdhëniet midis vendeve dhe kontinenteve. Dhe do të ishte gabim të thuash se ky nocion është i vjetëruar. Fuqia e fortë është më e rëndësishme se kurrë në botën e sotme.
Kemi parë se si vende si Rusia dhe aleatët e saj autokratë e përdorin konfliktin si mjet për të ndërtuar perandori dhe supremaci mbi të tjerët. Projekti ynë është i ndryshëm, por nuk mund të jemi naivë dhe të prekshëm.
Kjo është arsyeja pse Evropa po investon kaq shumë në aftësitë tona ushtarake dhe në forcimin e industrive tona të mbrojtjes. Ne do të zhbllokojmë deri në 800 miliardë euro në shpenzime për mbrojtje deri në vitin 2030. Ky fokus në parandalimin dhe paqen përmes forcës është më i rëndësishëm se kurrë."

Foto: Zjarrfikës në Kiev
Të paktën një person ndërroi jetë dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me raketa ruse që goditi Kievin gjatë orëve të natës.
Sulmi shkaktoi zjarre dhe dëmtoi ndërtesa, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko dhe kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Timur Tkachenko.
Forcat ruse e kanë synuar gjithnjë e më shumë Kievin kohët e fundit, duke përdorur edhe dronë të tipit Shahed, dhe raketa kruiz dhe balistike.
Komente














Shpresoj qe Kinezet mos i besojne keti me dy ftyra,ky nuk besohet pse flet vetem per interesin e vet
Përgjigju