Lufta Izrael-Hamas/ Netanyahu: Do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur qëllimet tona

Lufta Izrael-Hamas/ Netanyahu: Do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur qëllimet tona

Benjamin Netanyahu

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje për pengjet po intensifikohen dhe këtë javë kreu i CIA-s Bill Burns do të shkojë në Kajro për të përshpejtuar negociatat në përpjekje për t'i dhënë fund luftës që ka zgjatur prej nëntë muajsh.

Hamasi pranoi të negociojë për lirimin e të rrëmbyerve më 7 tetor në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë edhe pa garancinë e një armëpushimi të përhershëm, por me një armëpushim të përkohshëm, që ishte kushti i vendosur nga Izraeli.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti sot se çdo marrëveshje armëpushimi në Gaza duhet të lejojë Izraelin të rifillojë luftimet derisa të arrihen objektivat e tij. Këto objektiva ishin përcaktuar në fillim të luftës si shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, si dhe kthimi i pengjeve.

“Plani i rënë dakord nga Izraeli dhe i mirëpritur nga Presidenti Biden do të lejojë lirimin e pengjeve pa krijuar pengesa për objektivat e mbetura të luftës”, tha Netanyahu.

Marrëveshja, theksoi ai, duhet të ndalojë kontrabandën e armëve për Hamasin përmes kufirit Gaza-Egjipt dhe nuk duhet të lejojë mijëra militantë të armatosur të kthehen në Gazën veriore.

Drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës, Ëilliam Burns, do të takohet të mërkurën në Doha me kryeministrin e Katarit dhe krerët e shërbimeve sekrete izraelite dhe egjiptiane dhe pritet të vizitojë Kajron së bashku me një delegacion izraelit.

Ndërkohë, në Izrael, protestuesit janë rikthyer në rrugë anembanë vendit për t'i bërë presion qeverisë që të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të Gazës, e cila do të kthente pengjet që ende mbahen në Gaza.

Ata bllokuan trafikun në orët e pikut në kryqëzimet kryesore të vendit, piketuan shtëpitë e politikanëve dhe për pak kohë u vunë flakën gomave në autostradën kryesore Tel Aviv-Jerusalem përpara se policia të pastronte rrugën.

Në Gaza, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 15 njerëz u vranë në sulmet izraelite.

Midis tyre është Ehab Al-Ghussein, zëvendësministri i punës i emëruar nga Hamasi, gruaja dhe fëmijët e të cilit u vranë në maj dhe tre persona të tjerë u vranë në një sulm në një shkollë të drejtuar nga kisha në qytetin perëndimor të Gazës, e cila strehonte familje, media të Hamasit dhe shërbimin e urgjencës civile.

Në zonat qendrore dhe veriore të Rafahut, në kufirin jugor të Gazës me Egjiptin, tanket izraelite intensifikuan bastisjet e tyre. La Repubblica

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës