Lufta/ Kryeministri i Izraelit: Nëse shkelet armëpushimi në Liban, kam udhëzuar ushtrinë për luftë të ashpër

Benjamin Netanyahu me disa ushtarë izraelitë

“Kam dhënë udhëzim për ushtrinë që të përgatitet për një luftë të fortë në Liban në rast të çdo shkelje të armëpushimit,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për Channel 14.

Më herët. Izraeli njoftoi se armëpushimi me Hezbollahun në Liban është dhunuar. Tanket e shtetit hebre goditën tre qytete përgjatë kufirit juglindor Libanit me Izraelin të enjten, sipas burimeve libaneze të sigurisë dhe medias shtetërore, një ditë pasi një armëpushimi që ndalonte "operacionet ushtarake sulmuese" u fut në fuqi.

Zjarri i tankeve goditi Markaba, Ëazzani dhe Kfarchouba, të cilat të gjitha shtrihen brenda dy kilometrave nga Linja Blu që demarkon kufirin midis Libanit dhe Izraelit.

Nga ana tjetër, ‘Channel 12’, pretendon se "Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të bashkëpunuar me Izraelin" për të parandaluar destabilizimin e rajonit nga Irani. 

Sipas kësaj medie, kjo është një pjesë të ashtuquajturit dokumenti amerikan, nënshkruar nga SHBA dhe Izraeli paralelisht me marrëveshjen e armëpushimit në Liban.

Raportohet se teksti përfshin një sërë klauzolash sekrete, disa prej të cilave i referohet bashkëpunimit Izrael-SHBA në marrëdhëniet me Iranin dhe se kjo pjesë e dokumentit prej 2.5 faqesh përmendet në Jerusalem si ‘seksioni iranian’.

Pak ditë më parë Izraeli arriti një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban pas luftimeve që zgjatën rreth 2 muaj, ku pati mjaft bombardime në jug të Libanit, në kryeqytetin Bejrut, por edhe në Tel Aviv të Izraelit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

1732823127_BenjaminNetanyahu1.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar Republikën Islamike të Iranit të fitojë armë bërthamore.

Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë të transmetuar sonte nga kanali 14 i televizionit izraelit.

“Do të bëj gjithçka për të parandaluar që Irani të bëhet një fuqi bërthamore,” tha Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Teheranin.

“Do të shfrytëzoj të gjitha burimet që mund të përdoren” për të arritur këtë qëllim, shtoi ai.

Ora 20:26
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi

1732822060_vlcsnap2024061917h30m46s822.jpg

Benjamin Netanyahu

“Kam dhënë udhëzim për ushtrinë që të përgatitet për një luftë të fortë në Liban në rast të çdo shkelje të armëpushimit,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për Channel 14.

Ora 16:18
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët

1732807349_SayyedAbdulMalikAlHouthi.jpg

Abdul-Malik al-Houthi

“Operacionet nga fronti jemenas për të mbështetur popullin palestinez vazhdojnë me raketa dhe dronë kundër armikut izraelit,” tha kështu udhëheqësi i Houthi-ve në Jemen, Abdul-Malik al-Houthi, pas armëpushimit midis Hezbollahut libanez dhe Izraelit.

“Shpresoj që të gjithë, si në ushtri ashtu edhe në popull, të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona dhe që, me ndihmën e Zotit, do të bëjnë më shumë – tha ai në një deklaratë për Al-Masirah – kundër armikut izraelit.”

“Ne, në frontin jemenas, po bëjmë më të mirën për të mbështetur palestinezët,” theksoi lideri i Houthi-ve, të cilët akuzohen për mbështetje nga Irani.

Që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ata kanë lëshuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Ora 16:12
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz

1732806866_7TEFH7I6CVODDBF74OBDCBPTAA.jpg

Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant

Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të revokojë urdhrat e arrestit të lëshuar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nëse Gjykata bindet se në Izrael është hapur një hetim i thelluar.

Kështu deklaroi zëdhënësi i GJNP-së, Fadi El Abdallah, gjatë një interviste radiofonike për Kan.

Ora 13:08
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
Rikthimi i libanezëve në banesa pas marrëveshjes Hezbollah-Izrael

Arritja e një paqeje mes Libanit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar, ka rikthyer në banesat e tyre edhe mijëra qytetarë libanezë që braktisën zonat e nxehta ku bëheshin luftime, kryesisht ajo jugore.

Në pamjet filmike, duket qartë karavani i gjatë i mjeteve në kthim apo i quajtur ndryshe kundëreksodi masiv i libanezëve, pak orë pas shpalljes së armëpushimit. 

Mijëra makina në radhë në autostradën Bejrut-Sidon, dallohen rrugës për t'u kthyer në shtëpi në zonat e bombarduara nga kishin ikur, pas urdhrit të evakuimit nga ushtria izraelite, shkruan "La Repubblica".

Eksodi masiv erdhi pas përfshirjes së Hezbollahut në luftime me Izraelin, prej gati dy muajsh.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot