Lufta/ Hamas: Afro 22 mijë palestinezë të vrarë dhe më shumë se 55 mijë të plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës! S'do të lirojmë asnjë peng deri sa Izraeli të ndalojë tërësisht sulmet

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,507, ku 187 prej tyre janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu, institucioni palestinez bën me dije se numri i të plagosurve ka arritur në  55.915.

Hamas ka theksuar se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet izraelite që mban aktualisht, nëse Izraeli nuk ndalon tërësisht sulmet agresive ushtarake në Gaza.

Po ashtu, Hamas komentoi edhe hipotezat për menaxhimin dhe rimëkëmbjen e Gazës pas përfundimit të luftës, duke nënvizuar ajo është një “çështje e brendshme dhe vendoset vetëm nga një lidership palestinez që përfaqëson të gjithë popullin tonë”.

Mediat siriane njoftuan se “shpërthime u dëgjuan në mbrëmje pranë kryeqytetit sirian Damask”. E njëjta media foli për një "sulm ajror të supozuar izraelit në Siri". 

Po ashtu mediat shtetërore siriane raportuan për një sulm të ri ajror pranë Damaskut, i dyti në tre orët e fundit.

Sipas agjencisë siriane të lajmeve, Sana, shpërthime u dëgjuan në të gjithë Damaskun, por nuk dha detaje mbi dëmet apo viktimat pas sulmit të supozuar. 

Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, Siri, rifilloi sot fluturimet pas javësh pasiviteti pas sulmeve të përsëritura ajrore për të cilat sirianët fajësuan Izraelin.

Ndërkohë regjimi i Teheranit ka ekzekutuar katër persona të konsideruar si ‘diversantë’ të lidhur me Mossad, shërbimin e inteligjencës izraelite. Këtë e ka raportuar agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin iranian. 

“Katër anëtarë të një ekipi diversantësh të lidhur me regjimin sionist, të cilët kishin kryer veprime të gjera kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e oficerëve të Mossad, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, shkruan Reuters.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me një prej ministrave izraelitë të luftës për t'i kërkuar në mënyrë diplomatike parandalimin e përhapjes së konfliktit dhe ndalimin e sulmeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Scholz bisedë telefonike me ministrin izraelit, i kërkon ndalimin e përhapjes së konfliktit

1699860906_olafscholzsulmohetizraeliluftanerripinegazes.jpg

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin izraelit, Benny Gantz i cili është njëkohësisht anëtar i kabinetit të luftës, sipas një deklarate nga qeveria gjermane.

Në bisedë diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Gaza dhe në kufirin verior të Izraelit. 

Scholz u shpreh për përpjekjet e tij diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon.

Ai i theksoi gjithashtu Gantz nevojën për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza dhe që Izraeli të mbrojë jetën civile.
 

Ora 18:05
Më shumë se 300 njerëz të strehuar në godinat e OKB-së janë vrarë që nga fillimi i luftës

1703870782_aazssdcvc.PNG

Që nga fillimi i luftës në Gaza, më 7 tetor, mes Izraelit dhe Hamasit, janë vrarë 308 njerëz të cilët ishin të strehuar në godinat e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA), si dhe 1,095 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është dhënë nga vetë agjencia, përmes një postimi në rrjetin social "X".

UNRWA gjithashtu vuri në dukje se "se më 25 dhjetor, 2 persona të strehuar në  Shkollën Përgatitore Maghazi, e cila drejtohet nga vetë agjencia, u vranë dhe 1 u plagos, si rezultat i një sulmi të drejtpërdrejtë."

Në një deklaratë dërguar CNN më 28 dhjetor, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë shprehur se  gjatë "operacioneve në Rripin e Gazës kundër objektivave terroriste të Hamasit, avionët luftarakë të IAF goditën gabimisht dy objektiva ngjitur me të cilët ndodheshin objektiva të Hamasit, më 24 dhjetor 2023". 

Ata shprehen se sulmet kishin si target anëtarët e Hamasit, në kampin e refugjatëve Al-Maghazi . 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 70 njerëz përgjatë atij sulmi.

Izraelit ka pranuar atë që e quan "dëm të paqëllimshëm" ndaj civilëve, si rezultat i sulmeve ajrore në Gaza qendrore, më 24 dhjetor.

Ora 17:51
Hamas: Nuk do të lirojmë asnjë peng deri sa Izraeli të ndalojë tërësisht sulmet! Pas luftës Gaza do të menaxhohet vetem nga udhëheqja palestineze

1703869359_wwqqxsss.PNG

 
Ushtarë të Hamasit

Hamas ka theksuar se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet izraelite që mban aktualisht, nëse Izraeli nuk ndalon tërësisht sulmet agresive ushtarake në Gaza.

"Nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve apo negociata që zhvillohen nën sulmet e Izraelit",- ka deklaruar grupi palestinez, duke theksuar se ishte "i hapur ndaj çdo nisme që mund t'i japë fund kësaj lufte gjenocidale izraelite",- raporton Jerusalem Post . 

Po ashtu, Hamas komentoi edhe hipotezat për menaxhimin dhe rimëkëmbjen e Gazës pas përfundimit të luftës, duke nënvizuar ajo është një “çështje e brendshme dhe vendoset vetëm nga një lidership palestinez që përfaqëson të gjithë popullin tonë”.

Ora 17:32
Hamas: Afro 22 mijë palestinezë të vrarë dhe më shumë se 55 mijë të plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës

1703867919_gazaaaaaaa.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,507, ku 187 prej tyre janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu, institucioni palestinez bën me dije se numri i të plagosurve ka arritur në  55.915.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/12/2023 18:52

    Okb eshte nje organizate qe nuk ka asnje lloj force sepse perendimoret duan qe cdo gje qe bejne ata e drejte apo jo te jete legjitime dhe mos te marin lejen e askujt kurse nese vepron dikush tjeter duhet te denohet , cifutet po shuajne nje popull te tere dhe keta mbeturinat amerikane e mbeshtetin duke i derguar arme dhe duke mos votuar per ndalimin e luftes dhe kete e bejne per hir te “demokracise “ vend qelbesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja