
Kanadaja do të thërrasë ambasadorin rus lidhur me vrasjet e raportuara të civilëve në periferi të Kievit, Bucha dhe Irpin, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme Mélanie Joly, pasi ka një zemërim ndërkombëtar në rritje për vrasjet.
"Ka një nivel çnjerëzor në atë që kemi parë në Bucha," u tha zonja Joly gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat nga vendet anëtare po takohen për të diskutuar sanksionet kundër Rusisë.
Joly tha se ajo kishte udhëzuar zëvendësministrin e saj që të sigurohej që ambasadorit të Rusisë në Kanada, Oleg V Stepanov, t'i paraqiten imazhe të asaj që ndodhi në Bucha dhe Irpin.
Më parë këtë javë, Kanadaja vendosi sanksione ndaj nëntë individëve rusë dhe nëntë bjellorusë " për lehtësimin dhe mundësimin e shkeljeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës".
Lajmi kryesor:
OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës











