Kolektivi i hakerëve Anonymous njoftoi në Twitter se kishte hakuar dhe postuar në rrjet të dhënat personale të 120 mijë ushtarëve rusë pjesëmarrës në pushtimin e Ukrainës. 

Të gjithë duhet të sillen para një gjykate “për krime lufte”, denoncon Anonymous. Materiali përfshin datat e lindjes, adresat, numrat e pasaportave dhe njësitë ushtarake të referencës. 

Kolektivi, i cili i shpalli "luftë kibernetike" qeverisë ruse disa ditë pas fillimit të pushtimit, premton se do të vazhdojë betejën e tij "derisa Rusia të ndalojë agresionin e saj", shkruan Corriere.
 


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus