Lufta/ Kunderofensiva ukrainase, çlirohen disa fshatra në Donjeck! Luftime të ashpra në zonat e Bakhmutit dhe Limanit

Kundërofensiva e trupave Ukrainase kundër pushtimit rus ka filluar të japë rezultatet e para, siç bën të ditur Kievi zyrtar. Pas çlirimit të disa fshatrave në rajonin e Donjeskut gjatë të dielës, autoritetet ukrainase kanë raportuar se po në këtë zonë, u çlirua nga pushtuesit rus edhe një rajon tjetër.  

"Flamuri kombëtar po valëvitet përsëri mbi fshatin Storozhove, dhe kështu do të jetë me çdo vendbanim derisa ta çlirojmë të gjithë tokën ukrainase", thanë forcat ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës tha se luftime të ashpra ishin zhvilluar edhe në zonat e Bakhmutit, Limanit, Avdivkas dhe Marinkas në Donjeck, ku trupat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore. Gjatë luftimeve këtë rajon raportohet se ka humbur jetën një banor. Përparim të dukshëm kanë pasur ukrainasit në një pjesë të territorit që kontrollonin rusët në Bakhmut, ku luftimet kanë qenë të ashpra prej muajsh 

Ndërkohë presidenti Putin tha se kundërofensiva ushtarake ukrainase po dështonte në zonat që janë nën kontrollin e trupave ruse dhe kishte shkaktuar shumë viktima. Nga ana tjetër Zelenky ka shprehur mirënjohjen për ushtarët ukrainas të përfshirë në betejat e luftimeve në lindje dhe në jug. Autoritetet e Kievit kanë zbatuar me rigorozit heshtjen operacionale dhe u kanë bërë thirrje ukrainasve që të përmbahen nga ndarja e çdo informacioni që mund të rrezikojë operacionin. Për pasojë ka qenë e pamundur të bëhet një vlerësim i saktë mbi atë çfarë ndodh në terren

Ndërkaq një delegacion i gjykatës penale ndërkombëtare ka vizituar rajonin e Kehrsoinit të përmbytur pas shpërthimit të digës Kakhovka. Presidenti ukrainas Zelensky tha se ishte e rëndësishme që përfaqësuesit e gjykatës ndërkombëtare panë nga afër pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga akti terrorist i Rusisë.

Nga shpërthimi i digës janë raportuar 10 viktima dhe 42 persona rezultojnë të zhdukur. Guvernatori ukrainas i Khersonit tha të dielën se forcat ruse kishin bombarduar tri varka që po evakuonin të moshuar, duke vrarë tre persona e 23 të tjerë u plagosën. Ndërkohë ukrainasit thonë se forcat ruse shkatërruan edhe një digë më të vogël hidroelektrike pranë zonës, në një përpjekje për të penguar përparimin e forcave ukrainase duke sjellë përmbytje ndodhën në të dy anët e lumit Mokri Jali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë

1673118186_kimjongun.JPG

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shprehu mbështetje dhe solidaritet të plotë dhe një gatishmëri për të ndërtuar lidhje më të ngushta strategjike me Rusinë në mesazhin e tij të urimit dërguar Presidentit Vladimir Putin në Ditën e Rusisë. Kim tha se marrëdhëniet miqësore midis Veriut dhe Rusisë janë një pasuri e vlefshme strategjike dhe se dy vendet do përpiqen të thellojnë lidhjet mes tyre.

Sa i takon luftës në Ukrainë Kim Jong Un shprehu mbështetjen e tij të plotë për Rusinë duke theksuar se rusët po luftonin për të mbrojtur sovranitetin e tyre në arenën ndërkombëtare.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 12/06/2023 20:28

    Bravo ukraina qe ka cliruar 3 fshatra Por ka lene ne fush te betejes 10 te armatimit te rend perendimor Per ushtaret e shkret sdihet numri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren