RUSI- Kur mercenarët e grupit ‘Wagner’ kishin mbërritur "200 kilometra nga Moska", (pasditen e 24 qershorit 2023) shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin njoftoi tërheqjen dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të kolonave ushtarake në bazë. Në një mesazh audio Prigozhin njofton se ka dhënë urdhër për kthimin e autokolonave në bazat e tij "për të shmangur gjakderdhjen" mes rusëve.
Siç duket ndërhyrja e presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka qenë kyç për të ndaluar përparimin e trupave Wanger drejt Moskës dhe përplasjes së tyre të armatosur me forcat ruse në Kremlin. Lukashenko më herët u shpreh se një situatë e tillë me konflikte të brendshme i shërben vetëm perëndimit.
“Është gjetur një marrëveshje për të shmangur gjakderdhjen. Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, hetimi penal ndaj tij do të mbyllet. Luftëtarët Wagner që morën pjesë në marshim nuk do të ndiqen penalisht. Ata që nuk morën pjesë do të vendosen në ushtrinë ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ndërsa mediat e huaja raportojnë se kushti që Prigozhin i vendosi Putinit nëpërmjet ndërmjetësimit të Lukashenkos ishte shkarkimi i ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Valery Gerasimov.
Vetë Peskov i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime personeli në ministrinë ruse të Mbrojtjes si rezultat i marrëveshje tha se “këto çështje janë kompetencë e Komandantit Suprem (V.Putin) në përputhje me kushtetutën e Federatës Ruse”.
Rreth orës 21:00 u mësua se mes presidentit të Bjellorusisë dhe presidentit rus kishte pasur dhe një tjetër telefonatë. Alexander Lukashenko e kishte informuar Vladimir Putin në detaje për rezultatet e negociatave me Wagner, të cilin e njihte prej 20 vitesh. Nga ana e tij Putin e kishte falenderuar homologun e tij bjellorus për punën e bërë, njoftoi zyra e shtypit e liderit bjellorus, sipas asaj që raportoi agjencia Belta.
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, trupat e Wanger u larguan edhe nga Roskov.
Rusia u përfshi nga kaosi mëngjesin e sotëm pasi drejtuesi i grupit rus Wanger’ Yevgeny Prigozhin njoftoi se lufta civile kishte nisur duke treguar edhe pamjet e trupave të tij të përgatitura për sulm ndaj Kremlinit.
Presidenti rus, Putin pas kryengritjes së shpallur nga lideri mercenar rus, u bëri thirrje luftëtarëve të “Wagner” që t’i jepnin fund menjëherë pjesëmarrjes së tyre në akte kriminale. Putin foli për ndëshkimin e organizatorëve pas “marrëveshjes së armatosur” që ai e përshkroi si një “tradhti” ndaj Rusisë.
Duke parë të gjitha këto zhvillime pati reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Zelensky tha se situatë në Rusi është në kaos dhe se asnjë prej liderve nuk e ka kontrollin e shtetit. Ndërsa SHBA njoftoi bisedimet me vendet e G7 për situatën e krijuar gjatë mësymjes së Prigozhin.
Ky i fundit, tashmë do të zhvendoset në Bjellosuri dhe të gjitha akuzat ndaj tij do të bien. Ndërsa pjesëtarë të grupit të tij të mercenarëve do të jenë pjesë e ushtrisë ruse.
Pas marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund marshimit drejt Moskës, duket se luftëtarët e Wanger janë tërhequr edhe nga qytetet e tjera. Ndërsa tanket e mercenarëve po largohen, po ashtu edhe kamionët e mbushur me rërë në hyrjet e Moskës po zhvendosen dhe kryeqyteti rus po i kthehet normalitetit.
“Sot nuk ishte një ditë e lehtë. Ekipi ynë bëri një punë të madhe dhe të vështirë. Dhe ata e bënë atë pa probleme dhe shpejt, ashtu siç në fakt duhet të veprohet kur jeni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Ne po fillojmë të heqim kufizimet e vendosura sot, në të ardhmen e afërt do të hapim qarkullimin në rrugët rajonale” tha guvernatori Igor Artamonov.
Kremlini bën me dije se kreu i grupit ‘Wanger’ Yevgeny Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, ndërsa theksohet se hetimi penal ndaj tij është mbyllur. Po ashtu edhe mercenarët që morën pjesë në marshimin drejt Moskës nuk do të ndiqen penalisht.
“Është gjetur një marrëveshje për të shmangur gjakderdhjen. Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, hetimi penal ndaj tij do të mbyllet. Luftëtarët Wagner që morën pjesë në marshim nuk do të ndiqen penalisht. Ata që nuk morën pjesë do të vendosen në ushtrinë ruse”- thuhet në njoftimin e bërë nga Rusia.
Kreu i grupit ‘Wanger’, Yevgeny Prigozhin, pavarësisht tërheqjes së trupave të tij nga Moska, mësohet se i ka vendosur një kusht presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja kushti që Prigozhin i vendosi Putinit, ishte shkarkimi i ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Valery Gerasimov.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë të bërë së fundmi duke iu referuar situatës së krijuar në Rusi pasi kreu i grupit Wanger u nis drejt Moskës dhe më pas ktheu në kilometrat e fundit për të shmangur gjakderdhjen, tha se ‘bosët’ e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë.
Zelensky u shpreh se Rusia karakterizohet nga kaosi total dhe se askush nuk ka kontroll mbi asgjë.
"Sot bota pa se liderët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos total. Mungesë totale e çdo parashikueshmërie." Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan në Twitter për revoltën e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Presidenti Bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka qenë ai i cili ka ndërhyrë për të arritur një de-përshkallëzim të situatës së krijuar mes Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin.
Raportohet se Lukashenko ka rënë dakord me Prigozhin për qetësimin e situatës pasi foli me Vladimir Putin. Kreu i Wanger ra dakord të ndalonte përparimin e trupave të tij drejt Moskës.
Sipas Lukashenkos, është arritur një marrëveshje për të garantuar sigurinë e luftëtarëve të Wagner.
Kur mercenarët e Wagner kanë mbërritur "200 kilometra nga Moska", kreu i grupit Prigozhin njofton twrheqjen.
Nw njw mesazh audio njofton se ka dhënë urdhër për kthimin e autokolonave në bazat e tij "për të shmangur gjakderdhjen".
Njoftimi duket se konfirmon atë të bërë pak minuta më parë nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko, sipas të cilit Prigozhin kishte rënë dakord të ndalonte avancimin e njerëzve të tij drejt Moskës.
Putin dhe Prigozhin
Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.
Grupi vlerësohet të ketë rreth 25 mijë ushtarë, ndonëse në janar, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi se Grupi Wagner komandonte një maksimum prej 50 mijë trupash, megjithatë rreth 20 mijë prej tyre thuhet se janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.
25 mijë trupat e Grupit Wagner krahasohen me rreth 800 mijë ushtarë aktivë në ushtrinë ruse.
Rusia mendohet të ketë në rezervë edhe 250 mijë anëtarë të tjerë të shërbimit.
Kush është Wagner?
Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që kanë luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.
Kreu i këtij grupi është Yevgeny Prigozhin, i cili sot ka bërë thirrje për një rebelim dhe trupat mercenarë i janë drejtuar Moskës.
Grupi vlerësohet të ketë rreth 25 mijë ushtarë, një shifër e përdorur së fundmi nga Prigozhin.
Në rajonin rus të Lipetsk, rreth 350 km në jug të Moskës, janë hapur gropa të mëdha në autostrada për të ndaluar kolonën e automjeteve ushtarake të Wagner-it që po përparon drejt kryeqytetit.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass, duke cituar autoritetet lokale.
Nga ana tjetër dhjetëra kamionë të mëdhenj plot me rërë po mbushin rrugët hyrëse të Moskës, ndoshta për të tentuar të bllokojnë hyrjen e automjeteve të rebelëve të Wagnerit.
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyani e deklaroi të hënën ditë pushimi dhe tha se "situata është e vështirë,"
Në një deklaratë të postuar në Telegram ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.
Muzetë dhe qendrat tregtare janë mbyllur përkohësisht ndërsa rebelët Wagner po përparojnë drejt Moskës.
Një opinion i frikshëm ka ardhur nga nënkryetari i këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, i cili deklaroi se bota do të sillet në prag të shkatërrimit nëse armët bërthamore përfundojnë në duart e Wagner.
Për këtë ai siguroi se autoritetet ruse nuk do të lejojnë që diçka e tillë të ndodhë.
Medvedev, i cili nuk heziton të flasë dhe të pranojë "grushtin e shtetit", tha se një gjë e tillë nuk ka nd0odhur kurrë në historinë e njerëzimit, pasi arsenali më i madh i armëve bërthamore nuk ka qenë kurrë nën kontrollin e banditëve.
“Një gjë e tillë padyshim nuk do të kufizohet në një vend të vetëm, por bota do të çohet në prag të shkatërrimit. Por ne nuk do të lejojmë që ngjarjet të ndjekin këtë skenar, pavarësisht se çfarë do të donin këta kriminelë të çmendur", tha Medvedev.
Në foto tregohen forcat e Wagner të cilët kanë marrë rajonin Rostov në Rusi, ndërkohë që masat e sigurisë po shtohen në kufi me këtë zonë në mënyrë që forcat mercenare të mos depërtojë në rajone të tjera të Rusisë.
Ushtria ruse ka sulmuar kolonën e mercenarëve Wagner që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don.
Në një video të publikuar online duket momenti kur një raketë godet një kamion ushtarak, pjesë e kolonës së automjeteve Wagner që përparojnë nga Rostov drejt Moskës.
Bomba u lëshua nga një helikopter Kamov Alligator i forcave të armatosura, nga një distancë prej të paktën pesë kilometrash për të shmangur zjarrin kundërajror. Megjithatë, shpërthimi nuk i shkurajoi mercenarët e tjerë që të vazhdonin rrugën e tyre drejt Kremlinit.
Edhe një korrespodent i agjencisë së lajmeve Reuters, ka raportuar se ka qenë dëshmitar kur helikopterët ushtarakë rusë kanë hapur zjarr në një kolonë të Ëagnerit, disa orë pasi shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin ka thënë se forcat e tij i kanë pushtuar zonat ushtarake në Rostov-on-Don.
Sipas Reutersit, në kolonë ka pasur transportuese ushtarësh dhe të paktën një tanke.
Situata në Moskë është mjaft tensionuse dhe kaotike, teksa masat e sigurisë janë rritur, Rusia përgatitet për një luftë të brendshme mes qeverisë dhe grupit Wagner.
Në Moskë, kalimet në lumin Moskva është pezulluar, ndërsa oficerët e policisë me jelek antiplumb dhe mitralozë qëndrojnë pranë hyrjes së autostradës kryesore që lidh Moskën me Voronezh dhe Rostov-on-Don.
Nga ana tjetër dhjetëra kamionë të mëdhenj plot me rërë po mbushin rrugët hyrëse të Moskës, ndoshta për të tentuar të bllokojnë hyrjen e automjeteve të rebelëve të Wagnerit.
Ndërsa muzetë dhe qendrat tregtare janë mbyllur përkohësisht ndërsa rebelët Wagner po përparojnë.
Ndërkohë masa të tjera sigurie priten të vihen në zbatim së shpejti.
Kremlin
Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos shfrytëzojnë situatën politike brenda Rusisë për qëllimet e tyre, duke shprehur sigurinë se përpjekje të tilla janë të kota.
"I bëjmë thirrje vendeve perëndimore kundër çdo aluzion për një përdorim të mundshëm të situatës së brendshme ruse për të arritur qëllimet e tyre rusofobike. Përpjekje të tilla janë të pashpresë dhe nuk do të inkurajohen as në Rusi, as midis forcave politike të arsyeshme në mbarë botën. jashtë vendit," tha ministria në një deklaratë.
Nisur nga situata aktuale në Rusi, ku grupi mercenar Wagner i ka shpallur luftë udhëheqjes ruse, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani i përshkroi zhvillimet e fundit në Rusi si një çështje e brendshme e vendit, duke thënë se Republika Islamike e Iranit mbështet sundimin e ligjit në Federatën Ruse.
Bjellorusia ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Rusi pasi grupi Wanger iu kundërvu udhëheqjes ruse. Këshilli i Sigurimit të Bjellorusisë tha se Minsku është aleat krah Rusisë dhe se konfliktet e brendshme janë vetëm një dhuratë për Perëndimin, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të shkaktojë katastrofë.
“Çdo provokim, çdo konflikt i brendshëm në qarqet ushtarake apo politike, në fushën e informacionit apo në shoqërinë civile është një dhuratë për Perëndimin kolektiv”, thotë Ministria e Jashtme Bjelloruse, duke cituar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Minskut
Plani i presidentit rus Vladimir Putin është të eliminojë Evgeny Prigozhin dhe të ofrojë një amnisti për luftëtarët e Wagner.
Kjo u raportua nga një burim i afërt me shtabin e përgjithshëm rus, i cituar nga gazeta ruse IStories.
Sipas burimit, ushtria ruse nuk ka burime të mjaftueshme për të parandaluar Prigozhin të arrijë në Moskë dhe po mbledh trupa nga të gjitha njësitë e vijës së frontit në Ukrainë.
Mercenarët Wanger duket se po lëvizin në veri gjithnjë e më shumë në drejtim të Moskës. Guvernatori i rajonit Lipetsk, Igor Artamonov konfirmoi se Ëanger po lëviz me kolonën e vet në rajon dhe është të paktën 400 km larg Moskës.
Lipetsk, ndodhet mes qytetit të Voronezhit dhe Moskës.
Në një postim në rrjetet sociale ai Artamonov, thotë se “po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll." Gjithashtu u kujtoi banorëve se "këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet".
Ndwrkohw guvernatori i rajonit Kaluga, i cili kufizohet me zonën federale të qytetit të Moskës, ka thënë se lëvizja do të kufizohet në zonat që kufizojnë disa rajone të afërta, rajonet Tula, Bryansk, Oryol dhe Smolensk.
“Ju lutemi të shmangni udhëtimet me automjete private në këto rrugë përveç nëse është absolutisht e nevojshme”, tha Vladislav Shapsha në Telegram.
Ndërkohë këtë mëngjes ata ishin në qytetin jugor të Rostov-on-Don; më vonë, erdhën raporte se trupat e Wagner ishin në Voronezh, 560 km në veri.
Mercenarët e grupit rus Wanger nuk kanë hasur në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës. Përkundrazi ata janë pritur krahëhapur nga qytetarët rusë të cilët u dhanë ushqim dhe ujë falas.
Lideri i grupit, Yevgeny Prigozhin duke komentuar mikpritjen e ngrohtë që u bënë qytetarët në afërsi të Rostovit tha se shumë njerëz i pritën me flamuj.
“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.
Në një prej videove të publikuara shihen qytetarë teksa shpërndajnë ushqime falas dhe ujë për mercenarët e Wanger. Nga ana tjetër Vladimir Putin ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që nisën rebelimin ushtarak.
Shtetet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po shpaloset në Rusi, ndërkohë vendet fqinje po ndërmarrin hapa vendimtare.
Letonia – e cila pa një fluks rusësh të arratisur kur filloi lufta në Ukrainë vitin e kaluar – ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë. Në një postim në Tëitter, Ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet "për shkak të ngjarjeve aktuale" nuk do të konsiderohet hyrje.
“Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja në kufi nga rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh”, tha Edgars Rinkēvičs në një postim në Twitter.
Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, me kryeministren Kaja Kallas që shtoi se ishte në "kontakt të ngushtë" me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.
Shumë vende të tjera - përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA - kanë thënë gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Rusi ku ka nisur një luftë civile mes grupit Wanger dhe forcave ushtarake të Rusisë.
Blinken nëpërmjet një postimi në tëitter tha se kishte diskutuar me ministrat e vendeve të G7-tës ndërsa shtoi se SHBA do të koordinohen me aleatët për ndjekur më tej situatën.
“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”-shkruan Blinken.
Nisur nga situata komplekse në të cilën ndodhet Rusia, Presidenti Vladimir Putin , ka nënshkruar një ligj që lejon arrestimin deri në 30 ditë për ata që shkelin ligjin ushtarak .
Ky vendim erdhi menjëherë pas pretendimeve të grupit mercenar rus, Wagner për të marrë kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, guvernatori i rajonit.
Sasi të mëdha parash u gjetën gjatë një bastisjeje të forcave ruse të sigurisë në selinë e Wagner në Shën Petersburg.
Mediat ruse e raportuan dhe lajmin e konfirmoi edhe kreu i Wagner-it , Evgenij Prigozhin , sipas të cilit paratë ishin për shpenzimet e organizatës mercenare që po sfidon udhëheqjen ruse.
Presidenti rus, Vladimir Putin , ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan të cilin e ka informuar për situatën në vend në lidhje me një tentativë për rebelim të armatosur nga ana e grupit mercenar Wanger.
Lajmin e bëri me dije vetë Kremlini, sipas të cilit Erdogan ka shprehur mbështetjen e plotë për udhëheqjen e Putinit dhe të qeverisë ruse.
Nisur nga situata kaotike e krijuar në Rusi, lajmi për arratisjen e zyrtarëve të lartë të Rusisë pasi grupi mercenar Wagner i shpalli luftë Moskës ka qarkulluar me shpejtësi.
Ndërkohë që vazhdon përshkallëzimi i mercenarëve të Wagner dhe liderëve rusë , thashethemet për arratisjen e disa zyrtarëve, përfshirë nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev janë hedhur poshtë nga një deklaratë e zëdhënësi të ish-presidentit.
"Medvedev, ndihmësit e tij dhe sekretariati janë në punët e tyre dhe po kryejnë detyrat e tyre," u tha gazetarëve zëdhënësi i ish-presidentit, siç raportohet nga agjencitë ruse.
Zëdhënësi i Vladimir Putin siguroi gjithashtu se presidenti është në punë në Kremlin.
Shërbimi i shtypit i Yevgeny Prigozhin publikoi një mesazh të ri në të cilin ai pretendon se mercenarët e Wagner morën selinë e Rostovit pa gjuajtur asnjë të shtënë.
“Vendi na mbështet sepse kemi bërë një marshim drejtësie” tha Prigozhin.
Kreu i Wagner tha gjithashtu se njerëzit e tij u sulmuan, fillimisht nga artileria, pastaj nga helikopterët.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka reaguar gjithashtu për situatën në Rusi.
"Kam pasur një telefonatë me ministrat e jashtëm të G7 për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën në Rusi. Përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të së hënës, unë jam duke koordinuar brenda Bashkimit Evropian dhe kam aktivizuar përgjigjen ndaj krizës. Mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon e pandërprerë", ka shkruar në një postim në Tëitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell .
Had a call with @G7 Foreign Ministers to exchange views on the situation in Russia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 24, 2023
Ahead of Monday’s EU Foreign Affairs Council, I am coordinating inside the European Union and have activated the crisis response centre.
Our support to Ukraine continues unabated.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar ka bërë një reagim në rrjetet sociale mbi situatën tensionuese në Rusi.
"Kriza politike në Rusi ishte e parashikueshme dhe e pashmangshme dhe kjo mund të jetë një dritare mundësie për Ukrainën” ka shkruar zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
Sipas Malyar Rusia është mundur të shmangë problemet e sa të brendshme duke pushtuar Ukrainën.
"Një fushatë perandorake për të pushtuar toka të reja nuk mund të mbulojë problemet e brendshme të vendit, por mund t'i përkeqësojë ato dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh".
Ndërsa, sipas zëvendësministrit, lufta në Ukrainë do të kishte treguar pikën më të dobët të perandorisë ruse , domethënë frikën nga e vërteta, sepse të gjitha vendimet e tyre bazohen në gënjeshtra.
Pas pretendimeve të grupit mercenar rus, Wagner se e ka marrë kontrollin e qytetit rus Rostov-on-Don, guvernatori i rajonit, Vasiliy Golubev, ka paralajmëruar shmangien e katastrofës së luftës civile.
“Kanë qenë disa kohë në historinë e Rusisë kur disa kanë dashur të ndajnë shoqërinë tonë dhe të nxisin flakë të luftës civile, kjo ka çuar në katastrofë. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Rajoni i Rostovit është me presidentin. Të dashur qytetarë, ne duhet të jemi të bashkuar”u shpreh Guvernatori i Rostovit.
"Moska e blinduar po përgatitet për rrethim. Qyteti është praktikisht i blinduar dhe i izoluar nga forcat ushtarake dhe policore, me postblloqe pothuajse në çdo kryqëzim". Kështu shkruhet në faqen Telegram të Rbc-Ukraine, duke cituar inteligjencën e Kievit.
Ndërkohë në një video të publikuar në rrjetet sociale thuhet se janë trupat dhe ushtria e Wanger në zonën e Voronezhit, 500 kilometra larg Moskës. Ndërkohë Kiev thotë se një kolonë e gjatë automjetesh ushtarake po udhëton drejt kryeqytetit, i cili po përgatitet për rrethimin.
Helikopterët e Forcave Ajrore Ruse thuhet se kanë hapur zjarr ndaj një kolone Wagner në autostradën M4 jashtë Voronezh. Lajmin e bëjnë të ditur burime lokale.
Ndërkohë në Rostov dëshmitarët okularë në disa kanale të njohura ruse Telegram raportojnë për të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të dëgjuara në Rostov-on-Don pranë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë njerëz të frikësuar dhe në arrati.
Siguria në Moskë është forcuar, ndërsa automjete të blinduara shihen kudo në rrugë. Reagimet e qytetarëve ndaj situatës tensionuese në Moskë janë të përziera.
Këtu është një përzgjedhje e pikëpamjeve të tyre.
“Është e frikshme, sigurisht ju uleni në shtëpi duke menduar se çfarë mund të ndodhë. Është shqetësuese si për ne ashtu edhe për të dashurit tanë”, tha një i ri.
“Jo, nuk më tremb fare. Kam besim te presidenti dhe populli ynë”, tha një e moshuar.
“Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë, por nëse ata po përgatiten të sjellin masa kundër terrorizmit atëherë do të thotë se ka një arsye për këtë”, shtoi një tjetër qytetar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se secili që zgjedh rrugën e djallit, e shkatërron vetveten, dhe se dobësia e Rusisë është e qartë.
Ndonëse nuk e ka përmendur presidentin rus, Vladimir Putin me emër, Zelensky duket se e ka kritikuar liderin rus për dërgimin e qindra mijëra njerëzve në luftë.
"Sa më gjatë që Rusia i mban trupat dhe mercenarët në Ukrainë aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë brenda vetes”, ka thënë Zelensky.
Në përgjigjen e tij ndaj fjalimit që Presidenti Vladimir Putin mbajti më herët, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin e sfidoi hapur kreun rus, duke u zotuar se do t'i jepte fund korrupsionit, gënjeshtrave dhe burokracisë në Rusi.
Besohet se është hera e parë që Prigozhin sfidon drejtpërdrejt e Putin.
Ai më parë ishte besnik i presidentit dhe madje u mbiquajt "kuzhinieri i Putinit", pasi i kishte shërbyer disa herë në restorantet që kishte në pronësi.
Kritikat e mëhershme të Prigozhin për luftën në Ukrainë u përqendruan kryesisht në Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefin e Shtabit Valeriy Gerasimov, si dhe shërbimin e sigurisë FSB të Rusisë dhe oligarkët e vendit.
Në Rusi, sundimtarët ose carët janë parë për shekuj si subjekte të paprekshme dhe tabu për çdo kritikë.
Epo, një sulm shkatrrues rus i pretenduar në një bazë ushtarake Wagner në Ukrainë mund të ketë qenë pika e fundit për Prigozhin, i cili mund të ketë qenë duke menduar se luftëtarët e tij të ngurtësuara tani janë në gjendje të kenë një avantazh në një luftë për pushtet me Kremlinin, mes pakënaqësisë publike në rritje për pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë. .
Për më tepër, ka pasur sugjerime se Prigozhin mund të ketë disa mbështetës të rangut të lartë në Kremlin dhe ushtri.
Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar se në kryeqytetin rus po merren masa anti-terroriste, pasi kreu i grupit mercenar “wagner”, Yevgeny Prigozhin, i shpalli zyrtarisht luftë udhëheqësve ushtarakë të vendit.
“Në lidhje me informacionin që arrin në Moskë, po merren masa kundër terrorizmit me qëllim të forcimit të sigurisë”, tha Sergei Sobyanin në mediat sociale.
Udhëheqësi i grupit mercenar wagner sfidoi Moskën dhe sulmoi udhëheqësit e saj ushtarakë, duke thënë se do të kontrollojë qytetin rus të Rostovit, me qëllim marshimin drejt Moskës me 25 mijë burrat e tij, të cilët janë të gatshëm të vdesin nëse ministri i Mbrojtjes Sergheij Shoigu nuk pranon ta takojë atë.
" Vladimir Putin është thellësisht i gabuar, askush nuk do t'i dorëzohet urdhrave të tij, ne nuk duam që vendi të vazhdojë të jetojë në korrupsion dhe gënjeshtra". Kështu tha Yevgeny Prigozhin në përgjigje të akuzave të presidentit rus për “tradhtar”.
"Ne jemi patriotë - vazhdoi ai - dhe ata që janë kundër nesh janë ata që janë rreth bastardeve".
Miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, ka operuar kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes. Deklarimet e tij të shpeshta e kritikat e ashpra, kanë nxitur disa të spekulojnë se ai ka ambicie politike, që mund të përfshijnë edhe sfidimin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Më 9 maj, Prigozhin qëndroi pranë një grumbulli trupash që pretendoi se ishin të luftëtarëve të Wagner-it, dhe tha se autoritetet e larta ushtarake ruse ishin përgjegjëse për vdekjen e tyre nga neglizhenca. Prigozhin shkon keq me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe ministrine e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit. Ashtu si Putini, Prigozhin, 61 vjeç, është nga Leningradi dhe falë raporteve personale me presidentit rus, ai ka arritur të ngrihet në pushtet. Ai është quajtur “kuzhinier i Putinit” për shkak të kontratave të fituara me bizneset e tij të gastronomisë. Për herë të parë ishte arrestuar kur ishte adoleshent.
Më 1981 ishte dënuar me 12 vjet burgim për shkak të vjedhjeve të banesave, në bashkëpunim me anëtarë të bandave. Ai vuajti nëntë vjet burg dhe u lirua më 1990, një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik. Në një prej kritikave të fundit kundër liderëve ushtarakë rusë, Prigozhin përdori sharje, që shumë thanë se iu drejtuan Putinit, i cili është “komandant suprem” i forcave të armatosura. Prigozhin më pas tha se ajo deklaratë nuk ishte referencë për Putinin, por komentet e tij ngritën pikëpyetje nëse ai në të ardhmen do të shkelë vijat e kuqe të Kremlinit.
Një media sociale e lidhur me Wagner publikoi një video në nëntor 2022 që shfaqte një mercenar që pretendohej se dezertoi në anën ukrainase duke u ekzekutuar me çekiç. Më vonë, Prigozhin i përgëzoi burrat për ndëshkimin e “tradhtarit”. Prigozhin dërgoi një çekiç të lyer me gjak të rremë dhe të paketuar në një kuti violine në Bashkimin Evropian, pikërisht në kohën kur blloku evropian po votonte një rezolutë që e shpalli Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin.
Mjekët e ushtrisë ukrainase, duke sjellë ushtarë të plagosur nga vijat e frontit të afërt rreth Bakhmutit në Ukrainën lindore, mirëpritën lajmet për rebelimin ushtarak në Rusi
"Nëse ka një revolucion në Rusi, unë do të dehem!" buzëqeshi njëri, në qytetin e vogël të Chasiv Yar.
Por të tjerët ishin të kujdesshëm në lidhje me parashikimin se çfarë ndikimi mund të kishte në luftë.
"Shpresoj që të na ndihmojë," tha një tjetër mjek ushtarak me përvojë. "Por nuk jam i sigurt se e besoj. Duket më shumë si një lloj shfaqjeje, sesa një revolucion i vërtetë”.
Me Ukrainën në mes të një kundërofensive kyçe, ekziston mundësia që vendi të nxitojë për të përfituar nga kaosi - dhe nga rënia e mundshme e moralit të trupave ruse.
As autoritetet ruse dhe as shefi i grupit mercenar rebel Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk duket se janë gati të tërhiqen në atë që tani është kthyer në një krizë që rrezikon copëtimin e vendin.
Por çfarë e shkaktoi rebelimin e grupit Wagner që deri para pak kohësh luftonte kundër Ukrainës për llogari të Putin?
Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner ka fajësuar vazhdimisht ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për dështimet e forcave të armatosura të vendit dhe viktimat e mëdha në fushën e betejës në Ukrainë.
"Lufta ishte e nevojshme që Shoigu të mund të bëhej Marshall, në mënyrë që të mund të merrte një Yll të dytë Hero, lufta nuk ishte për çmilitarizimin ose denazifikimin e Ukrainës. Duhej për një yll shtesë," ka thënë Prigozhin duke kundërshtuar drejtpërdrejt Kremlinin.
Ai fajësoi gjithashtu oligarkët për luftën, duke dënuar klanin që në praktikë sundon Rusinë sot.
Gjithashtu pretendimi i Prizoghin se një bazë Wagner në Ukrainë u godit nga ushtria ruse në fillim të kësaj jave, nxiti dhe më tepër revoltën, megjithëse ministria e Shoigu e mohon këtë.
Vëzhguesit e Kremlinit gjithashtu vunë në dukje një urrejtje personale të gjatë midis Prigozhin dhe Shoigu , gjeneralët e të cilëve e shohin shefin e Wagner-it si një të huaj të dehur nga pushteti.
Por deri më tani, Prigozhin i quajtur "kuzhinieri i Putinit", pasi më parë shërbente ushqime në restorante të shtrenjta për liderin rus, nuk po tërhiqet nga sfida e drejtpërdrejtë ndaj sundimit të Putinit.
Të 25 mijë prej nesh jemi gati për të vdekur
Në një mesazh të postuar në Telegram në orët para të mëngjesit të sotëm, tha se të gjithë anëtarët e grupit të tij të mercenarëve Wagner ishin "gati të vdisnin" në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.
"Të gjithë ne jemi gati të vdesim. Të gjithë 25,000, dhe më pas 25,000 të tjerë," tha ai duke shtuar se aksioni po ndërmerrej "për popullin rus".
Kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov më në fund ka reaguar dhe ka thënë se ai është në mbështetjen e plotë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe se forcat e tij të Gardës Kombëtare aktualisht po lëvizin kundër pozicioneve të PMC Wagner në Rajonin e Rostovit.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov e quajti rebelimin e armatosur të Wagner-it “një thikë në shpinë”, duke dërguar trupa në “zonat e tensionit”.
Luftëtarët çeçenë pretendojnë se po lëvizin “në zonën e tensionit” për të shuar “rebelimin” e Prigozhin-it nga ana tjetër zbulon agjencia investigative “Meduza”.
“Ajo që po ndodh nuk është një ultimatum për Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është një sfidë për shtetin, dhe kundër kësaj sfide është e nevojshme të mblidhemi rreth udhëheqësit kombëtar: ushtrisë, forcave të sigurisë, guvernatorëve dhe popullata civile… Rebelimi duhet të shtypet dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra, atëherë jemi gati!”, theksoi Kadyrov.
Yevgeny Prigozhin kreu i grupit mercenar Wagner është shfaqur si një lojtar kyç në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Si kreu i ushtrisë së fuqisëhme të mercenarëve, ai ka udhëhequr sulmin rus në zonat kryesore të luftës dhe ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut.
Ai është nga Shën Petersburgu, vendlindja e Vladimir Putinit dhe pas disa kohësh në burg për vjedhje, Prigozhin ngriti një zinxhir dyqanesh që shisnin hot-dog në Shën Petersburg.
Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990, Prigozhin ishte në gjendje të hapte restorante të shtrenjta në qytet.
Më vonë, kompania e hotelierisë së Prigozhin Concord u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, duke i dhënë atij pseudonimin "kuzhinieri i Putinit" .
Pas vitesh mohimi të ekzistencës së Wagner-it, më 27 korrik 2022, media e kontrolluar nga Kremlini papritmas pranoi se po luftonte në Ukrainën lindore.
Prigozhin gjithashtu filloi të postonte video në mediat sociale me sa duket të filmuara në pjesët e okupuara të Ukrainës në të cilat ai mburrej me bëmat e Ëagner atje.
Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.
Ministria britanike e Mbrojtjes shkruan në përditësimin e zakonshëm të inteligjencës të publikuar në Twitter se sfida e nisur nga Wagner-it në Moskë është më e rëndësishmja.
“Sfida e nisur nga kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin , ndaj "shtetit rus" është "më e rëndësishmja" në kohët e fundit.”- thuhet në njoftim.
“Në orët në vijim, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe në veçanti e Gardës Kombëtare Ruse, do të jetë çelësi i evolucionit të krizës”, vijon shkrimi.
"Në orët e para të 24 qershorit 2023 - shpjegon Mbrojtja Britanike - grindja midis grupit Wagner dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse rezultoi në një konfrontim të vërtetë ushtarak".
Revoltës dhe paralajmërimeve të Putinit, grupi Wagner e cilësoi si zgjedhe të gabuar.
Në një mesazh Telegram, organizata e Yevgeny Progozin i bëri të qartë presidentit rus se ai "bëri zgjedhjen e gabuar" dhe njoftoi zhvillimet në garën presidenciale të vendit.
“Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të. Së shpejti do të kemi një president të ri”, thuhet në mesazhin e “Wagner”.
Me ngjarjet që ndryshojnë çdo minutë, këtu janë disa nga vendndodhjet kryesore që duhen mbajtur parasysh.
Mercenarët e Grupit Wagner kaluan mbrëmë kufirin nga Ukraina në Rostov-on-Don dhe janë vendosur në selinë ushtarake jugore të Rusisë.
Ndërsa Rostov-on-Don ndodhet afër Detit të Zi, ka pasur raporte, përfshirë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, se trupat e Grupit Wagner po bëjnë rrugën e tyre në veri drejt Moskës përmes rajonit të Voronezh, që është zona më e gjerë rreth qytetit të Voronezh.
Qyteti është rreth 300 milje (482 km) në jug të Moskës.
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka kërcënuar se do të marshojë drejt Moskës nëse ministri rus i mbrojtjes nuk takohet me të.
Luftëtarët e Grupit Wagner dyshohet se morën kontrollin e disa objekteve ushtarake në qytetin e Voronezh, i cili ndodhet rreth 500 km në jug të Moskës.
Kjo u raportua në faqen e Reuters nga një burim i sigurisë ruse.
Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.
“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.
Vladimir Putin në fjalim drejtuar kombit pas avancimit të nisur nga lideri i grupit Wagner , Yevgeny Prigozhin tha se nuk do të lejojë një përçarje si në 1917.
“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha ai.
Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore. “
Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më, ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi Putin.
Forcat e rendit ruse kanë kryer një bastisje në zyrën e Wagner në Shën Petersburg, raporton BBC
"Zbatuesit e ligjit kanë hyrë në Qendrën PMC Wagner në rrugën Zolnaya të Shën Petersburgut," raportoi media.
Dy autobusë me polici të trazirave dhe roje kombëtare kanë mbërritur në ndërtesë, raportohet se kanë hyrë së bashku me njerëz me rroba civile.
Media pretendoi se "njerëz me maska dhe me pushkë" u vendosën pranë urës Blagoveshchensky të Shën Petersburgut, ku ndodhen një hotel dhe një restorant i lidhur me shefin e Wagner, Yevgeni Prigozhin.
Presidenti rus, Vladimir Putin është duke dhënë një fjalim të jashtëzakonshëm në Rusi për situatën e krijuar në Rusi nga kërcënimi i grupit Ëagner.
"Ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo tradhti. ".- tha Putin.
Presidenti rus akuzoi trupat Wagner si "tradhtarë" që do të ndëshkohen pa vonesë. Kryengritja e trupës Wagner është "kërcënim vdekjeprurës" për Rusinë tha presidenti rus, i cili theksoi, se nuk do të lejojë një luftë civile në Rusi.
Ai iu drejtua rusëve për unitet dhe e cilësoi thirrjen për kryengritje një "thikë pas shpine" për Rusinë.
Putin e akuzoi Prigoshin, që ka qenë një i besuar prej kohësh i tij, se për shkak të një ambicie të tejskajshme po tradhton vendin e tij.
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave Wagner të ndalin kërcënimet ndryshe do të ndëshkohen.
Putin shtoi se në këtë kohë, "ne kërkojmë unitet, konsolidim dhe përgjegjësi".
“Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur kur ju po përgatitnit sulme terroriste, do të ndëshkohen. Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb; është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër."- tha Putin
Presidenti Vladimir Putin pritet t'i adresohet popullit rus përmes një fjalimi bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për agjencinë Tass.
Kreu i grupit mercenar rus, Ëagner, Yevgeny Prigozhin, akuzon shefat e mbrojtjes ruse, të udhëhequr nga ministri Shoigu, se kanë urdhëruar një sulm ndaj njerëzve të tij dhe kanë marshuar në Rostov dhe Moskë.
Ndërkohë Ëagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.
Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.
Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. "Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës," tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.
Evgeny Prigozhin njoftoi kontrollin e ndërtesës së selisë së ushtrisë nga vullnetarët rusë nga grupi Wagner, si dhe marrjen nën kontroll të aeroportit për të parandaluar uljen e avionit luftarak
Forcat ruse po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.
Kështu deklaroi guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet. një qendër kryesore të sulmeve të ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.
Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim.
"Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut". shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.
Ne qofte se nuk eshte loje,ky grup mercenaresh mund te kaloi kunder Putinit.Gjithe lufta behet per para.Mercenaret shkojne kush jep me shume.E perendimi nuk do te kursehej per nje carje midis trupave ushtarake Ruse.
PërgjigjuDuket qe te gjithe u genjyen pakez,qe nga Putini qe doli me deklarate,qe nga banoret qe i kujtuan per clirimtare e deri tek vendet perendimore qe mbajten frymen per disa ore.Por nuk ka asgje impresionuese nga kjo histori,as puc,as kryengritje.Ne fakt e gjitha kjo do te dukej sikur Himleri pas nje nate te gjate duke pire Shnaps e duke shfryre humbjet ne front, e burokracine ushtarake te ngrihej dhe me forcat e veta te sulmonte Berlinin e Hitlerin.Sa mund te mendohet qe Himleri te sulmonte Hitlerin,aq mund te mendohet qe Wagneri e Prigozhini te sulmonte prej verteti Putinin.Diktatoret,autokratet dhe kasapet e njerezimit e gjejne deri diku gjuhen e perbashket,deri ne momentin kur behet fjale per te ndare prene e luftes,atehere do t'i suleshin njeri-tjetrit si hienat kur jane duke ngrene prene e kapur ne safari.
PërgjigjuRusët historikisht kanë qenë të dështuar pavarësisht propagandës komuniste të luftës së ftohtë. Qenia fuqi bërthamore nuk do të thotë se ata janë faktor që të kurdisin orët e historisë ...
PërgjigjuEshte per te ardhur keq per gjith shtypin perendimor qe hengren kete rreng rusi Si ka mundesi qe nji shtet si rusia te lene nji karvan me mjete te blunduara pa u goditur Dhe me e bukura hyren ne qytete dhe dilnin foto Para dy oresh takova nje mik ukrainas dhe po flisnim per kete ngjarie Por ai me tha qe kjo eshte loje e putinit
PërgjigjuNqs e tha ukrainasi eshte 100% e sakte or teeeejjjjj.
Tani e kuptove pse s mbahet ushtri private o Putin? Qysh ne Romen e lashte e kan paguar kte gabim qe bere ti.
PërgjigjuPo këta ç'paten? E lanë drekën në mes, apo u mbyll restoranti.? Tëmën e sëmës..plasi bombula e gazit më duket.
PërgjigjuPo doli pa deme shume Putin, radhen e ka Kadirovi, me gjithe teatralitrtin e "besnikut", nuk eshte iç fare ndryshe nga "Guzhinjeri". Keta jane besnike deri atje ku u preket interesi!! Gjithesei kjo perplasje ngjan si nje nga ato perleshjet e trafikanteve te droges, vetem se kane nja 5-6 mije bomba atomike , por mentaliteti e llogjika e zgjidhjes se problemeve eshte e njejte, dhe kjo eshte me te vertet alarmante per te gjithe boten!!
Rroftë Amerika edhe populli shqiptar,zoti esht ne qiell dhe Amerika ne toke,respekt per kete vend qe lufton te keqen kudo ne bote,dhe diktaturën,kjo esht dhe do mbetet demokracia e botes,respekt
PërgjigjuTE LEME I ÇIK DESHIRAT...TE ÇILTERSOJME GJERAT!!!!?...NJE SHOQERI PER TE BERE NJE TERESI TE TILLE IMPERIALE!!!..KETU KA DIÇKA QE DUHET ZBERTHYER....TE THEMI SE RUSET ME NJE DREDHIRE TE TILLE I ZBULOJNE BASHKEPUNTORET E HUAJ...OSE TE KENE ARSYE PER TE PERDORUR BOMBAT ATOMIKE...!!!???
PërgjigjuUroj qe keta vrasin njeri tjetrin Sepse per dryshe po fitoj ky mercenari ne shqiptaret e kemi luften tek dera Dhe ishalla amerika ve doren ne zemer dhe na shpeton nga kjo band mercenaresh
Përgjigjudiversiv komplet
PërgjigjuMe sa duket nuk eshte diversiv, Putin ishte paraljameruar qe ne fillim mbi fuqine qe po krijonte "guzhinieri", por ishin miq te ngushte dhe si duket nuk e priste qe ti behej nje rival!!! Nga ana tjeter nuk egsiston asnje vend tjeter ku brenda nje shteti te jete nje ushtri private kaq te organizuar e te armatosur jashte strukturave komanduse shteterore, sepse "Guzhinjeri" i pergjigjej vetem Putinit, gje qe kohet e fundit i doli edhe Putinit nga kontrolli!! Ishte e priteshme,shume vodke e shume gjela ne nje kotec.
Po me duket sikur Jane lajmet propaganda perendimore qe thoshin Putin ka dhe nje muaj jete eshte shume I semure...
PërgjigjuTi je suume i kapshem, e thithe menjehere
PREJ NJE TE CMENDURI VUAN NJE BOTE E TERE..AMERIKA TA MERR KALANE NGA BRENDA .I PASKA BERE LLOGARITE GABIM I CMENDURI putin
PërgjigjuKokat e njeri tjetrit hengshin. Futjani dhe Vuçicit me kete rast.
Përgjigju@Or Tej- Ky i joni ne keto raste meret me Pikture…
Harrove shalgjatin tone or teeeejjjjj
Xha Semi ta merr kalane nga brenda Vladimir Vladimirovic...
Përgjigju@sallatorin e ke ngrene ti or Lul
Xha semi e ka ngren sallatorin por ju nuk e keni kuptuar akoma
Bravo. Kjo eshte Amerika qe e ze lepurin me qerre.
PërgjigjuBabi,uroj te jetosh gjate! Gjithmone ne krye te podiumit do te jete Amerika, vetem se shpejte nuk do kete vend te dyte e te trete, por me afer do jete i katerti. Po ti mos u merzite, do mesohesh!
Hahahah Amerika ben shume propagande se gjerat nuk i shkojne mire nga ato ane , duke pare si po shkojne gjerat po zbret nga vendi pare i podiumit