Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka "interes për të arritur një marrëveshje". Komentet Trump i bëri në një intervistë me korrespondentin amerikan të BFMTV, Antoine Heulard, mes negociatave të bllokuara mbi programin bërthamor të Iranit dhe konfliktit të vazhdueshëm.

Trump deklaroi gjithashtu më herët se nuk e dinte nëse një marrëveshje me Iranin do të arrihej së shpejti, në ditën e 70-të të luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. 

"Nuk kam asnjë ide. Nëse nuk arrijnë një të tillë, do të kenë një kohë të keqe. Ata kanë interes për të arritur një marrëveshje", tha dje presidenti i SHBA-së.

Sipas raporteve të shtypit amerikan, përfshirë Neë York Times , Trump pritet të vendosë në orët e ardhshme nëse do të rifillojë apo jo sulmet kundër regjimit iranian, duke pasur parasysh se bisedimet për t'i dhënë fund luftës dhe programit bërthamor të Iranit deri më tani nuk kanë dhënë rezultate.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në Neë Delhi të premten se kishte "marrë mesazhe" nga Uashingtoni në favor të rifillimit të negociatave, duke shtuar se ishte i hapur për ndihmën e Pekinit.

Më parë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Irani "mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë dhe zgjidhjeve paqësore".

Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, shkroi në një postim në rrjetin social ‘X’ se bota ndodhet në prag të një rendi të ri.

Sipas Ghalibaf, rezistenca 70 ditore e Iranit e ka përshpejtuar këtë transforimim që sipas tij pritet të prekë gjithë globin.

"Bota ndodhet në prag të një rendi të ri. Siç ka deklaruar Presidenti Xi Jinping, 'një transformim i paparë në një shekull po përshpejtohet në të gjithë globin', dhe unë theksoj se rezistenca 70-ditore e Iranit e ka përshpejtuar këtë transformim. E ardhmja i përket Jugut Global", shkroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, në rrjetin social ‘X’.

Ndërkohë ditën e sotme, autoritetet në Abu Dhabi raportuan për një shpërthim zjarri në një gjenerator jashtë perimetrit të brendshëm të termocentralit bërthamor Barakah në rajonin Al Dhafra.

Burime nga autoritetet iraniane bënë të ditur se zjarri shpërtheu nga një goditje me dron, por ende nuk dihet nëse droni ishte lëshuar nga Irani.

Zyra e shtypit e Abu Dhabit në një njoftim të shpërndarë në rrjetin social ‘X’, shkroi se nga sulmi nuk u raportuan të lënduar dhe nuk pati pasojë në nivelet e sigurisë radiologjike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli urdhëron evakuimin e katër qyteteve dhe fshatrave libaneze

1777812940_liban.jpg

Izraeli u ka bërë thirrje banorëve të katër qyteteve dhe fshatrave libaneze të evakuohen, raporton Sky News.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen "të paktën 1,000 metra" larg nga zonat ku banojnë.

"Kushdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut dhe objekteve të tyre po vë jetën e tij në rrezik", shtoi ai.

Katër zonat për të cilat Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve janë Arzi, Al-Marwaniya, Al-Babilya dhe Al-Baysariyah.

Ora 15:38
Sulm me dron pranë centralit bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjeneratori shpërthen në flakë

1779025171_gcyiii.JPG

Autoritetet e Abu Dhabit raportuan ditën e sotme shpërthimin e një zjarri në një gjenerator jashtë perimetrit të brendshëm të termocentralit bërthamor Barakah në rajonin Al Dhafra.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ‘X’, zyra e shtypit e Abu Dhabit njoftoi se zjarri ishte shkaktuar nga sulmi nga një dron.

Fatmirësisht autoritetet bënë të ditur se suk u raportuan të lënduar dhe nuk pati pasoja në nivelet e sigurisë radiologjike.