PRAGE - Prokurorët çekë kanë akuzuar shtatë zyrtarë për korrupsion, pas kontrollit të befasishëm në godinën e qeverisë nga njësitë e departamentit për luftimin e krimit të organizuar. "Kontrolle të befasishme janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të vendit dhe në Bashkinë e Pragës",-raportojnë mediat vendase.
Në kuadër të operacionit ka përfunduar në pranga dhe drejtuesja e kabinetit të kryeministrit, Jana Nagyova e cila shihet si bashkëpunëtore e ngushtë e Petr Neças-it.
Nagyova akuzohet për ryshfet dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu edhe dy ish-deputetë, një ish-ministër dhe kryetarë aktualë dhe ish-shefa të inteligjencës ushtarake janë arrestuar me akuzat për korrupsion.
Kryeministri çek ka reaguar mes presionit në rritje të opozitës që ai të japë dorëheqjen se ai dhe kolegët e tij nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Kabineti i Neças-it është lavdëruar disa herë që ka mbështetur prokurorët të hetojnë korrupsionin. Megjithatë ai ka qenë përfshirë në disa skandale që kur mori detyrën e kreut të qeverisë në vitin 2010.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com