Lufta kundër krimit të organizuar
Çako dhe Çipa në Salzburg
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa prej datës 11-14 Prill 2016 morën pjesë në konferencën që u zhvillua në Salzburg, Austri në të cilën u prezantua projekti i financuar nga Bashkimi Europian për Koordinatorët e Krimit të Organizuar.
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa prej datës 11-14 Prill 2016 morën pjesë në konferencën që u zhvillua në Salzburg, Austri në të cilën u prezantua projekti i financuar nga Bashkimi Europian për Koordinatorët e Krimit të Organizuar.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar nëpërmjet vendosjes së koordinatorëve dhe mbështetjen financiare të operacioneve të përbashkëta.
Konferenca u organizua nga Ministria e Brendshme e Austrisë me bashkëpunimin e Gjeorgjisë dhe Sllovenisë, ku fjalën e hapjes e mbajti Z. Franz LANG, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale të Austrise.
Gjatë konferencës, prezantimet e bëra nga përfaqësues të Europolit, Interpolit dhe nga disa prej delegacioneve pjesëmarrëse mbajtën prezantime mbi mënyrën e shkëmbimit të informacionit në nivel kombëtar, rajonal, ndërkombetar, si dhe trajtime të operacioneve të suksesshme të përbashkëta ndërkombëtare, kishin sisynim trajtimin dhe vendosjen e prioriteteve të tilla si:
Vendosjen e Koordinatorëve të Krimit të Organizuar; Krijimin e manualeve për Koordinatorët e Krimit të Organizuar; Përmirësimin e komunikimit dhe mënyrës së shkëmbimit të Informacionit; Intesifikimin e bashkëpunimit operacional; Trajnime me çështje reale që janë aktualisht nën hetim; Lufta kundër krimit të organizuar që e kanë origjinën ose kanë lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor ose vendet e Euroazisë; Fillimin dhe vazhdimin e hetimeve të përbashkëta (vendosjen e Skuadrave të Hetimeve të Përbashkëta ose Hetimeve paralele); Lufta kundër krimit të organizuar në fusha të ndryshme të tilla si : Trafiku i lëndëve narkotike, Pastrimi i parave, Krime kundër pronësisë, etj.
Në përfundime, koordinatorët e projektit njoftuan se në të ardhmen do të dërgohet ftesë për pjesëmarrje në takime operacionale ku do të trajtohen në detaje mundësite dhe lehtësirat operacionale dhe financiare që ofron projekti.
U sugjerua që në grupin e pjesëmarrësve të përfshihen të gjithë anëtaret e një grupi hetimi si p.sh prokurorët, doganat etj.(vlerësohet dhe gjykohet nga vendi pjesëmarrës).
Redaksia Online
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2986
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24