Shqipëria rezulton një prej vendeve me përmirësimet më të dukshme në luftën kundër pastrimit të parave. Përmes një statusi në faqen e tij në rrjetin Facebook, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sjell në vëmendje raportin më të fundit të Institutit të Bazelit, i cili e rendit vendin tonë ndër 10 shtetet që kanë shënuar përmirësimin më të madh në rang botëror. 

Indeksi i Baselit vlerëson ekspozimin e vendeve ndaj rrezikut të pastrimit të parave dhe terrorizmit. Për këtë vit, Shqiperia është renditur në vendin 102, nga 149 në total, me një përmirësim prej 16 vendesh. Sa i takon indeksit për 2016, Shqipëria vlerësohet me 5.04, ndërsa një vit më parë indeksi ishte 5.52.

10 vendet me rrezik më të lartë janë; Irani, Afganistani, Taxhikistani, Guinea-Bissau, Mali, Camboxhia, Mozambiku, Uganda, Zvicra dhe Mjanmari. Finlanda është vendi me rrezikun më të ulët, e ndjekur nga Lituania dhe Estonia. Përmirësimet më të mëdha që nga viti 2015 janë bërë nga; Kuvajti, Ekuadori, Seychelles dhe Shqipëria.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com