Lufta kundër terrorizmit, Rama
takon Mbretin e Jordanisë në Davos

Lufta kundër terrorizmit, Rama<br />takon Mbretin e Jordanisë në Davos<br>
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Davos, një takim dypalësh me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, me të cilin bisedoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm.​

Kryeministri Rama e informoi Mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Mbreti Abdullah e falenderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).  

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane