Lufta kundër informalitetit, 1.5
mln euro gjoba në muajin parë 

Nga data 7 shtator, kur nisi aksioni i qeverisë kundër informalitetit deri në fund të këtij muaji, administrate tatimore ka vendosur 4400 masa administrative me gjobë.

Në total, në 23 ditë aksion janë vendosur rreth 202 milionë lekë gjoba, apo rreth 1.5 milionë euro. Rezulton që gjoba mesatare për një subjekt ka qenë 45 mijë lekë, raporton “Monitor”.

Rezultojnë të jenë rreth 61 mijë biznese të kontrolluara, nga të cilët rreth 5500 janë gjetur me shkelje dhe për 4400 është vendosur masa e gjobës.

Nga të dhënat rezulton se përqindja më e madhe e subjekteve me shkelje është konstatuar në Fier, me 16% të totalit të subjekteve që janë kontrolluar në këtë qytet.

Ndërsa kompanitë më të rregullta rezultojnë ato të qytetit të Durrësit, ku vetëm 4% e subjekteve të kontrolluara kishin problem me ligjin.

Në vlerë absolute, gjobat më të mëdha janë vendosur në Tiranë me rreth 93 milionë lekë, e ndjekur nga Lezha me 17 milionë lekë.

Përveç gjobave, janë dhe rreth 880 subjekteve në total, të cilëve u është konfiskuar mall pa faturë, ndërsa ishin 672 punonjës që janë gjetur të padeklaruar.

tabela

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve