Dy të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë larguar nga Kievi pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Zhvilluam tre raunde negociatash, të gjitha me përmbajtje të rëndësishme. I jemi mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe patëm shkëmbime shumë produktive”, shkroi presidenti ukrainas në X.
Rifillimi i negociatave për paqe, Territori, veçanërisht Donbasi dhe Garancitë e sigurisë për Ukrainën ishiin 3 temat kryesore që presidenca ukrainse konfirmoi se ishte bazuar biseda me amerikanët.
Përpara Kievit, të shtunën Witkof dhe Kushner u ndalën në Moskë, takim në të cilin Shtëpia e Bardhë tha se u diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës teksa pak ditë më parë vetë Donald Trump tha se SHBA-të kanë tashmë një ide të re.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko e vlerësoi si një hap të vogël drejt paqes rezultatin e bisedimeve të zhvilluara gjatë fundjavës nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Interfax këtë të hënë.
Ndërkohë, sipas Kyiv Independent, presidenti Donald Trump do të zhvillojë këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas kthimit të të dërguarve të tij, Witkoff dhe Kushner, nga Kievi, p;ër të vlerësuar hapat e radhës.
Çështja e territoreve mbetet një pika më delikate e bisedimeve që mban ende larg palët për të ndërtimin e një teksti marrëveshjeje.









Komente
Komento