Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa

Bashkimi Europian thotë se nuk është momenti për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse lufta në Lindjen e Mesme ka rritur çmimet e energjisë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa e shprehën këtë qëndrim gjatë një videokonference me liderët e G7, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron për situatën në Iran dhe rajon.

Sipas tyre, prioriteti i menjëhershëm është që rrjedhat e energjisë të mos ndërpriten, veçanërisht transporti detar në Ngushticën e Hormuzit, një nyje kyçe për ekonominë globale.

Dy liderët europianë përshëndetën edhe vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të hedhur në treg 400 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente për të ulur presionin në tregjet energjetike.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Teherani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Irani është goditur më rëndë se çdo vend tjetër! Këshilli i Sigurimit i OKB miraton Rezolutën e propozuar nga Bahrein