GramshAlberta Hoxholli është nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila po lufton me sëmundjen e rëndë.  Në muajin Mars të këtij viti ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e masës tumorale në stomak dhe më pas disa seanca kimio-terati. Jeta e ka përballur me shumë vështirësi 38-vjeçaren.

“Djali i madh është autik nuk më flet ndërsa djali i vogël është sëmurë nga sytë, pastaj u sëmura vete me tumor. Jam shumë keq!”,- tha me lot në sy Alberta Hoxholli.

Ndërsa rrëfen më tej: Bëra 3 kimio-terapi të katërtën nuk e përballova dot, u bëra keq. Me qira me borxhe, me 100 borxhe. Burri ka mbetur pa punë, kujdeset për fëmijët e me mua”.

Familja Hoxholli është shpërngulur nga fshati i largët Kodovjat, në qytetin e Gramshit, ku sot jetojnë në shtëpi me qira. Arsyeja është terapia në qender sociale per djalin 8-vjeç, pasi u diagonistikua me spekter të autizmit.

Ndërsa djali i vogël vetëm 4 vjeç ka lindur me probleme të shikimit, ndaj prindërit kërkojnë ndihmë financiare për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në sy.

“Djali i vogël ka nevojë për ndërhyrje, por unë nuk përballoj dot shpenzimet e operacionit të syve”,- tha ajo.

Kryefamiljari Shahin Hoxholli është i papunë. Me dëshpërim shprehet se më parë ka qenë emigrant, por është kthyer pasi duhet të kujdeset për gruan e fëmijët e sëmurë.

Të ardhurat në këtë familje janë 27 mijë lek në muaj, nga pensioni i invalidtetit, por 17 mijë lek hkojnë për qira, drita e ujë. Jetesa është tejet e vështirë për ta.

“Problem të madh kam këta të dy, gruan dhe djalin e vogël, sepse të dy kanë nevojë për operacione. Jetojmë me qira dhe nuk i përballojmë dot më shpenzimet. Bëj apel ndonjë ndihmë çfarëdo të jetë. Jam i vetëm edhe sikur të gjej punë nuk shkoj dot se kam 3 të sëmurë në shtëpi. Operacionin e parë të gruas me borxhe e kam bërë. Dua ndihmë!”,- shprehet Shain Hoxholli përmes mikrofonit të Report TV.

Bashkia e Gramshit tha se nuk mund të ofrojnë asgjë më shumë se sa bonusin e qirasë me vlerë 5 mijë lek në muaj, ndërsa nevojat për familjen Hoxholli janë të shumta sidomos për shërbimet mjekësore.

*Për të ndihmuar familje Hoxholli kontaktonin nr: 068 27 75 723 SHAHIN HOXHOLLI

Llogaria bankare  AL18902326794441400830795903 OTPbank Albania Shahin Hoxholli GRAMSH