Lufta në Ukrainë/ Putini pezullon disa marrëveshje tatimore me vendet armiqësore ndër to edhe Shqipëria! Sulm me raketa në Pokrovsk, 8 viktima

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën vonë se ringjallja e marrëveshjes me Rusinë për lejimin e eksportimit të drithërave ukrainase, varet nga Perëndimi. Ai u bëri thirrje vendeve të Perëndimit që t’i mbajnë “premtimet e tyre”.

“Mendoj se zgjidhja mund të gjendet”, tha Erdogani më 8 gusht, duke iu referuar një bisede të mëparshme telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen.

Disa shpërthime u dëgjuan në orët e para të ditës së sotme në rajonet Zaporizhzhia, Donetsk, Dnipropetrovsk, Poltava, Sumy dhe Kharkiv, ku raportohet për një masakër të re kundër civilëve ukrainas. Deri më tani 8 persona kanë humbur jetën, ndërsa 67 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pothuajse e gjithë Ukraina është zgjuar mëngjesin e sotëm, nga alarmet e sulmit ajror në 6 qarqe të vendit.

Teksa u regjistruan të paktën tetë të vdekur, numri i të plagosurve ka shkuar në 67. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko, sipas transmetuesit shtetëror Suspilne. Mes tyre janë edhe dy fëmijë, shtatë anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe 29 policë.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të çliruar banorët e bllokuar nën rrënojat e banesave të tyre  kanë zgjatur për orë të tëra. Para luftës Pokrovsk kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon disa dispozita mbi marrëveshjet tatimore me një numër vendesh që Rusia i ka cilësuar si armiqësore, përfshirë edhe Shqipërinë. Ministria e Jashtme ruse do të duhet të njoftojë këto vende për vendimin e pezullimit të këtyre dispozitave. Qeveria ruse do të duhet të paraqesë një projekt-ligj të veçantë në Dumë dhe të marrë masa për të zvogëluar efektet e kësaj mase në ekonominë kombëtare.

Zgjedhjet në "rajonet e reja" të Rusisë mund të shtyhen në rast të një kërcënimi për sigurinë. Kështu tha sot Ella Pamfilova, kreu i Komisionit Zgjedhor Rus, duke iu referuar zgjedhjeve të 10 shtatorit në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe të aneksuara ilegalisht nga Moska.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Erdogan: Vendet e Perëndimit duhet ta mbajnë premtimin për marrëveshjen për drithërat

1691525412_erdo.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën vonë se ringjallja e marrëveshjes me Rusinë për lejimin e eksportimit të drithërave ukrainase, varet nga Perëndimi.

Ai u bëri thirrje vendeve të Perëndimit që t’i mbajnë “premtimet e tyre”.

“Mendoj se zgjidhja mund të gjendet”, tha Erdogani më 8 gusht, duke iu referuar një bisede të mëparshme telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen.

Erdogani luajti rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt.

Gjatë bisedës me Putinin më 2 gusht, Erdogani e kishte theksuar rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën ne quajti “ura për paqe”.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.

Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë atë. Nga sulmet ruse me dronë u dëmtuan objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës së 2 gushtit.

Si pasojë e sulmeve ruse, një depo drithi, silose drithi dhe magazina tjera drithi u dëmtuan apo shkatërruan, thanë zyrtarët ukrainas./REL

Ora 19:55
Putin dhe Ramaphosa bisedojnë për bashkëpunimin Rusi-Afrikë Jugore

1691517506_jnfgh.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, zhvilluan një bisedë telefonike.

 "Pas takimit të veçantë të 29 korrikut", ata diskutuan "një numër çështjesh praktike të bashkëpunimit midis dy shteteve, ku vëmendja më e madhe ishte tek çështja e forcimit të lidhjeve tregtare, ekonomike dhe investuese”, thuhej në faqen zyrtare të Kremlinit.

"Mes dy vendeve u shpreh vullneti i ndërsjelltë për ndërveprimin e mëtejshëm konstruktiv në axhendën aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë përgatitjet për samitin e ardhshëm të BRICS më 23-24 gusht në Johannesburg", tha Kremlini, sipas të cilit Ramaphosa do të vlerësonte pozitivisht rezultatet e takimit të fundit.

Ora 19:31
Putini pezullon disa marrëveshje tatimore me vendet armiqësore, ndër to edhe Shqipëria

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon disa dispozita mbi marrëveshjet tatimore me një numër vendesh që Rusia i ka cilësuar si armiqësore, përfshirë edhe Italinë. 

Kjo është bërë e ditur nga agjencitë ruse Tass dhe Interfax, duke shtuar se dokumenti është i disponueshëm në bazën zyrtare të të dhënave online të dokumenteve ligjore. Në veçanti, dekreti presidencial pezulloi funksionimin e disa neneve të marrëveshjeve kundër taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Zvicrën dhe marrëveshje të tjera për çështjet tatimore me vendet e tjera të konsideruara armiqësore. 

Ministria e Jashtme ruse do të duhet të njoftojë këto vende për vendimin e pezullimit të këtyre dispozitave. Qeveria ruse do të duhet të paraqesë një projekt-ligj të veçantë në Dumë dhe të marrë masa për të zvogëluar efektet e kësaj mase në ekonominë kombëtare.

Duke bërë të njohur listën e vendeve të përfshira: Polonia, Shtetet e Bashkuara, Republika e Koresë, Bullgaria, Suedia, Luksemburgu, Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Shqipëria, Belgjika, Sllovenia, Kroacia, Kanadaja, Jugosllavia, Zvicra, Çeke Republika, Danimarka, Norvegjia, Italia, Finlanda, Gjermania, Franca, Maqedonia, Qipro, Spanja, Lituania, Islanda, Austria, Portugalia, Greqia, Zelanda e Re, Australia, Singapori, Malta dhe Japonia.

Ora 16:58
Kreu i Komisionit Zgjedhor rus: Nëse do kemi një kërcënim për sigurinë, mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve në Rusi

1691506601_lkjrf.jpg

Zgjedhjet në "rajonet e reja" të Rusisë mund të shtyhen në rast të një kërcënimi për sigurinë. 

Kështu tha sot Ella Pamfilova, kreu i Komisionit Zgjedhor Rus, duke iu referuar zgjedhjeve të 10 shtatorit në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe të aneksuara ilegalisht nga Moska. 

"Ne kemi të drejtën dhe aftësinë për të shtyrë zgjedhjet, në rast se situata përkeqësohet në mënyrë dramatike në secilin nga katër rajonet e reja ruse dhe ne shohim se ekziston një rrezik për sigurinë e votuesve”, tha Pamfilova.

Gjithashtu Pamfilova shtoi: "Ne mund të vendosim deri në momentin e fundit. Kjo do të thotë se nëse shohim që situata përbën rrezik sigurie në çdo territor deri në fillimin e votimit më 10 shtator, mund të shtyjmë zgjedhjet. Tani për tani gjithçka po shkon mire dhe kolegët tanë janë në punë”. 

Zgjedhjet lokale mbahen më 10 shtator në vende të ndryshme në Rusi. Moska synon gjithashtu t'i zbatojë ato në katër rajonet e aneksuara ilegalisht: rajonet e Ukrainës Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ora 16:35
Ukraina thotë se ka parandaluar një sulm kibernetik rus ndaj sistemit luftarak të forcave të armatosura

1691416177_kjnedsf.jpg

Një tentativë për sulm kibernetik rus është ndaluar nga shërbimet speciale ukrainase, sipas shërbimit të sigurisë kombëtare të Kievit. 

Hakerët rusë u përpoqën të depërtonin në qendrën e informacionit luftarak të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të marrë informacione në lidhje me vendndodhjen e trupave dhe mbështetjen e tyre teknike e cila quhet SBU.

Sulmi u nis nga një ekip i sofistikuar rus, i njohur si Sandworm.

"Si rezultat i masave komplekse, SBU ekspozoi dhe bllokoi veprimet e paligjshme të hakerëve rusë, të cilët u përpoqën të depërtonin në rrjetet ushtarake të Ukrainës dhe të organizonin mbledhjen e inteligjencës", shkruhej në Telegram.

Ukraina ka raportuar një rritje të përpjekjeve ruse për të hakuar sistemet kompjuterike që i përkasin qeverisë, forcave të armatosura dhe sektorit të energjisë. Por, Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat. 

Ora 15:25
Sulm me raketa në Pokrovsk, 8 viktima

1689444019_ukrainerusiraketaruse.jpg

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga dy raketa ruse që goditën një ndërtesë në Pokrovsk, në Ukrainën lindore, është rritur në tetë.

Po ashtu edhe një ndërtesë pesëkatëshe është dëmtuar. Përpjekjet e shpëtimit për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre kanë zgjatur për orë të tëra. 

Para luftës Pokrovsk kishte një popullsi prej 60 mijë.

Ora 15:15
Paralajmërim për sulm ajror në 6 rajone

1691479672_Capture.JPG

Një alarm i sulmit ajror ra gjatë natës në gjashtë rajone të Ukrainës, sipas mediave lokale. 

Sirenat u dëgjuan në rajonet Zaporizhzhia, Donetsk, Dnipropetrovsk, Poltava, Sumy dhe Kharkiv. 

Burime të pakonfirmuara raportuan mbrëmjen e djeshme lajmin për një shpërthim të fortë të dëgjuar në Kiev.

M.T/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)