Rregullatori rus i komunikimit 'Roskomnadzor' njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se ata i kanë dërguar një kërkesë Wikipedia-s për të hequr menjëherë "informacionet e pasakta mbi një operacion special ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë që synon keqinformimin e përdoruesve rusë", shkruan The Kyiv Independent.

"Sipas ligjit rus, për mos heqjen e materialeve të tilla të paligjshme brenda periudhës së caktuar, pronari i faqes përballet me përgjegjësi administrative në formën e një gjobe deri në 4 milion rubla", shkruan në Telegram më tej Roskomnadzor.
 


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit