Lufta/ Zemërimi i Moskës për kritikat e Papës: Janë perverse! Arrestohen dy priftërinj katolikë në Donetsk

Lufta/ Zemërimi i Moskës për kritikat e Papës: Janë perverse! Arrestohen dy priftërinj katolikë në Donetsk

Pasojat e sulmeve ruse në qytetin Vishhorod, pranë Kievit

Aleatët e SHBA-së dhe NATO-s kanë filluar të kenë vështirësi në ruajtjen e ritmit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, ku një "ditë lufte iu kushton sa tridhjetë e asaj që ishte në Afganistan". Kjo sipas një hetimi të medias “New York Times”. Artikulli i tij i gazetës amerikane analizon kërkesat e Kievit dhe çfarë mund të garantojnë aleatët.

"Një ditë në Ukrainë - komenton Camille Grand, eksperte e mbrojtjes e Këshillit Evropian dhe ish-asistent i NATO-s për investimet në mbrojtje - është e barabartë me një muaj ose më shumë në Afganistan".

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa ajo e kaluar.

"Ne e dimë me siguri se terroristët po përgatisin sulme të reja. Dhe për sa kohë që ata kanë raketa, ato nuk do të qetësohen," tha ai në fjalimin e tij drejtuar popullit të Ukrainës.

Deri më tani, Bashkimi Evropian ka ndarë më shumë se tre miliardë euro për të kompensuar shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën, nëntëdhjetë për qind e të cilave tashmë janë ndarë. Në total, vendet e NATO-s kanë dhënë ndihma prej 40 miliardë dollarësh, që është pothuajse aq sa vetëm Franca ndan çdo vit për mbrojtjen.

Vendet më të vogla pothuajse e kanë shteruar buxhetin e tyre. Më të mëdhatë mbeten, e ndër to përmendet edhe Italia, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Holandën. Në të njëjtën kohë, aleatët perëndimorë nuk do të jenë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha kërkesave të Kievit. Problemi më i madh tani është furnizimi me predha artilerie dhe kjo është një betejë e vështirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Zelenska drejton gishtin te rusët për përdhunime të luftës: Agresorët të hetohen dhe ndëshkohen

1669359743_olena.JPG

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, foli në konferencën për përdhunimet e luftës duke  akuzuar ushtrinë ruse për kryeje masive të dhunës dhe krimeve sksuale në Ukrainë.

Gjatë fjalimit në lidhje live për konferencën që u mbajt në Londër, ajo e denoncoi fenomenin si një "pjesë të arsenalit të luftës rus" të konceptuar qëllimisht në Moskë për të "poshtëruar ukrainasit" dhe gratë. 

"Mundësitë për pushtuesit për të poshtëruar ukrainasit janë zgjeruar për fat të keq pas pushtimit", tha Zelenska, e ftuar nga presidenca britanike për të qenë një nga folësit në të parën nga dy ditët e këtij edicioni të konferencës. “Rusia, e përdor këtë armë në mënyrë sistematike dhe të hapur dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo të njihet si një krim lufte nga komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë që agresorët të mund të ndiqen penalisht nga drejtësia dhe të ndëshkohen. Ne kemi vërtet nevojë për një"përgjigje globale ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë", këmbënguli gruaja e presidentit Volodymyr Zelensky, duke treguar se për momentin prokuroria e përgjithshme në Kiev po heton në nivel kombëtar rreth 100 raste të dyshuara të dhunës seksuale.

Ora 17:05
Stoltenberg: Putini dëshiron të përdorë dimrin si armë! Të bëhemi gati për sulme të reja ruse

1669058801_ewrewrewr.JPG

Vladimir Putin dëshiron të përdorë dimrin si armë dhe ne duhet të përgatitemi për sulme të reja, prandaj i dhamë Ukrainës sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bukuresht, në prag të takimit të jashtëm.

Duke folur në Bukuresht në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Aleancës Atlantike, i cili do të trajtojë kryesisht situatën në Ukrainë.

“Këto janë sulme që synojnë të godasin infrastrukturën dhe kërkojnë të shkatërrojnë sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe gazit, shërbimet për qytetarët ukrainas. Putini po përdor dimrin si armë kundër Ukrainës, është e tmerrshme,” komentoi ai.

Ora 17:02
SHBA forcon masat kundër përdhunimeve: Do nënshkuhet memorandum për sanksionet ndaj dhunës seksuale në kohë lufte

1669651698_shtepiaebardhe.JPG

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Joe Biden do të nënshkruajë një memorandum për të forcuar, përfshirë sanksionet, reagimin e qeverisë amerikane ndaj dhunës seksuale në kohë lufte. 

"Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë dhunën seksuale si një kosto të pashmangshme të konfliktit të armatosur dhe janë të përkushtuara për të mbështetur të mbijetuarit me të gjitha mjetet e disponueshme  duke përfshirë ligjore, politike, diplomatike dhe financiare për të parandaluar dhunën në të ardhmen," thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se këto krime "vazhdojnë pa u ndëshkuar në botë, madje edhe në Ukrainën e pushtuar nga Rusia".

Ora 13:55
'Skenar i turpshëm dhe role të ndara', akuza ndaj Putin, nuk ishte takim me nënat e ushtarëve! Gratë ishin punonjëse në administratën e tij


Nënat dhe gratë e ushtarëve rusë të dërguar për të luftuar në Ukrainë kanë kritikuar dhe e kanë quajtur si të “turpshëm” një takim të mbajtur nga presidenti Vladimir Putin të premten me një grup grash të zgjedhura.

Anëtarët e Këshillit të Nënave dhe Grave, një organizatë, shprehën zemërimin e tyre pasi Kremlini njoftoi se Putini u takua me gratë në një takim shumë të publikuar në Novo-Ogaryovo në periferi të Moskës.

Udhëheqësit e organizatës kanë thënë se asnjë nënë nga Këshilli i Nënave dhe Grave nuk ishte ftuar në këtë ngjarje dhe akuzuan Kremlinin për organizimin e takimit me gratë që nuk do ta kritikonin hapur Putinin dhe dekretin e tij të pjesshëm të mobilizimit.

“E turpshme”, shkroi një grua në kanalin Telegram të grupit të premten pasdite.

“Takimi ishte orkestruar qartë një muaj më parë, apo edhe më herët... skenari ishte shkruar, rolet ishin shpërndarë”, shkruan një tjetër anëtar i këshillit.

Sipas mediave lokale, 18 gra u përzgjodhën për të marrë pjesë në takim. Të gjithë u ulën rreth një tavoline të madhe ovale me udhëheqësin rus.

Midis pjesëmarrësve ishin zyrtarja e Moskës dhe deputetja e Rusisë së Bashkuar Olga Beltseva, kreu i komitetit ekzekutiv të Frontit Popullor Gjith-Rus në rajonin e Moskës Julia Belekhova dhe anëtarja e Dhomës Publike Orekhovo-Zuyevo Marina Migunova.

Ora 13:26
Rusët mohojnë planet për t'u larguar nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzia-s: Ukrainasit përhapin lajme të rreme

Autoritetet e mbështetura nga Rusia i janë kundërpërgjigjur pretendimeve të Ukrainës se Moska po planifikon të largohet nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzia-s. Administrata e Enerhodarit të pushtuar nga Rusia ka akuzuar Ukrainën për “përhapje lajmesh të rreme” në lidhje me një tërheqje të mundshme ruse nga zona.

Duke shkruar në Telegram, administrata pushtuese tha se ky informacion nuk korrespondonte me realitetin dhe se Zaporizhzia do të mbetej nën kontrollin rus. Të dielën, Petro Kotin, kreu i ofruesit të energjisë bërthamore të Ukrainës, tha se kompania kishte marrë informacion se forcat ruse mund të përgatiteshin të largoheshin nga objekti.

Kotin theksoi se "është ende herët për të thënë se ushtria ruse po largohet nga uzina", por se shtoi se ata po përgatiteshin për këtë.  Megjithatë, administrata e mbështetur nga Rusia tha se Rosenegeatom, një firmë shtetërore ruse, ka njoftuar planet për të krijuar një burim rezervë të furnizimit me energji elektrike për Zaporizhzhia-n.

Ora 13:06
Papa konfirmon: Selia e Shenjtë e gatshme të ndërmjetësojë për paqen në Ukrainë


“Qëndrimi i Selisë së Shenjtë është të kërkojë paqe dhe të kërkojë mirëkuptim mes palëve, diplomacia e Selisë së Shenjtë po ecën në këtë drejtim dhe, padyshim, është gjithmonë e gatshme të ndërmjetësojë ”, kështu është shprehur Papa Françesku në një intervistë për revistën jezuite “America”.

“Madje kam menduar të shkoj në një udhëtim, por mora vendimin, nëse udhëtoj, do të shkoj në Moskë dhe Kiev, të dyja, jo vetëm në një vend. Pse nuk e përmend Putinin? Sepse nuk është e nevojshme, nganjëherë njerëzit lidhen me një detaj. Të gjithë e dinë qëndrimin tim”, ka përsëritur Papa.

Ora 10:45
Lufta në Ukrainë, ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në të gjithë vendin


Prej orës 10:00 të ditës së sotme, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike janë në fuqi në të gjithë Ukrainën. Lajmi u bë i ditur në “Telegram” nga "Ukrenergo", operator i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, raporton “UNIAN”.

“Arsyeja e rritjes së deficitit të energjisë ishte mbyllja emergjente e njësive në disa termocentrale. Në të njëjtën kohë, konsumi vazhdon të rritet për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit. Aktualisht, deficiti i energjisë është 27 për qind”, theksoi kompania.

“Ju lutemi vini re se pas eliminimit të shkaqeve të mbylljeve emergjente, njësitë do të kthehen në punë, gjë që do të zvogëlojë deficitin në sistemin energjetik dhe do të zvogëlojë vëllimin e kufizimeve të konsumatorit. Ndalesat e kontrolluara të urgjencës ju lejojnë të balanconi sistemin e energjisë dhe të parandaloni situatat emergjente në rrjete," shtoi Ukrenergo.

Ora 09:34
SHBA: Duam të rifillojmë dialogun për armët bërthamore me Moskën

SHBA dëshiron të rifillojë dialogun me Moskën për stabilitetin strategjik, kjo u bë e ditur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Elisabeth Rood, në një intervistë për “RIA Novosti”, në të cilën ai kujtoi se në të ardhmen e afërt do të mbahet një takim i komisionit konsultativ dypalësh për zbatimin e Traktatit për reduktimin dhe kufizimin e armëve sulmuese strategjike (START). 

"Presidenti Joe Biden ka qenë shumë i qartë në lidhje me angazhimin e tij ndaj bisedimeve për të ruajtur kuadrin e kontrollit të armëve përtej afatit START në 2026. Dhe ne mbetemi të përkushtuar për arritjen e këtij qëllimi," vuri në dukje Rood.

Ambasadorja kujtoi se në vitin 2021 presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan në Gjenevë, ku folën për "synimin për të krijuar një mekanizëm më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm". 

“Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet vazhdimi i dialogut strategjik në këtë moment", shtoi ajo.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër