Lufta/ Shpërthime dhe zjarre në Kiev! OSBE: Fëmijët e burgosur ukrainas mund të jenë torturuar

UKRAINË-  Rusia ka sulmuar mbrëmjen e sotme Kievin me bombardime në disa lagje të kryeqytetit duke ringjallur frikë dhe panik tek banorët pavarësisht se nuk raportohet asnjë humbje jete.  SHBA qëndron pas sulmit ndaj Kremlinit me dy dronë të dërguar nga Ukraina. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia RIA Novosti. Ndërkohë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova ka hedhur akuza në drejtim të SHBA-vë, Britanisë së Madhe e NATO-së duke e bërë përgjegjëse për sulmet me dronë në Kremlin. Perëndimorët, shkruan Zakharova në Telegram, "kanë shkatërruar qeverinë legjitime në Ukrainë, kanë vënë në krye aventurierë dhe banditë, i kanë furnizuar me para dhe armë, kanë rrënjosur një ndjenjë të lejueshmërisë dhe pandëshkueshmerisë absolute, kanë siguruar mbulesë politike dhe mbrojtje ushtarake".

Sulmet në shtim nga Moska vijnë ndërkohë që Zelensky vijon takimet zyrtare nga vende nordike në Hagë në një vizitë në Holandë ku do të takohet me kryeministrin Mark Rutte. Ai do të shkojë edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po heton krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë.

Një shpërthim u dëgjua në Zaporizhzhia ndërsa Kievi paralajmëroi alarm për sulm ajror. Administrata ushtarake rajonale e njoftoi atë në Telegram, siç raportohet nga Rbc-Ukraine. Alarmi është shpallur në orën 02:03 me orën lokale.

Paralajmërimet ajrore u dëgjuan gjithashtu në rajonet Chernihiv, Sumy, Poltava, Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe në disa zona të rajonit Kirovograd.

Por duket se Moska vijon të mbajë të njëjtin qëndrim ku ka thënë se do t'i përgjigjet sulmit ndaj Kremlinit kur ta gjykojë të nevojshme.  Ambasadori rus në OKB, Anatoli Antonov, raporton Tass. "Çfarë do të bënin amerikanët nëse një dron godiste Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin apo Pentagonin? Përgjigjja është e qartë për këdo: ndëshkimi do të ishte i ashpër dhe i pashmangshëm. Rusia do t'i përgjigjet këtij akti të pamatur dhe arrogant terrorizmi. Ajo do të përgjigjet kur mendon se do të përgjigjet bazuar në vlerësimet e kërcënimit që Kievi ka krijuar për udhëheqjen e vendit tonë”, tha ai, duke i quajtur komentet e zyrtarëve të Uashingtonit “çuditërisht cinike dhe absurde”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Presidenti venezuelian telefonon Putinin, dënon sulmin me dron ndaj Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian Nicolas Maduro, i cili dënoi ashpër sulmin me dron ukrainas në Kremlin, shprehu solidaritetin dhe mbështetjen për Federatën Ruse. 

Kremlini e bëri të ditur përmes një deklarate, duke shpjeguar se Putin dhe Maduro folën për "marrëdhënie strategjike" dhe projekte "në sektorët komercial, ekonomik, energjitik dhe humanitar".

Ora 22:15
I përfshirë në korrupsion, ukrainasit arrestojnë kryebashkiakun e Odessa-s

Kryetari i bashkisë së Odessa, Genadi Trukhanov, u arrestua për përfshirjen e tij në një rast korrupsioni. Kjo është raportuar nga zyra e prokurorisë speciale të Ukrainës kundër korrupsionit në Telegram.

Kryebashkiaku është përfshirë në një aferë të vitit 2016 të njohur si “çështja Krayan” në të cilën akuzohet së bashku me persona të tjerë për përvetësim të fondeve buxhetore në shumën mbi 92 milionë hryvnia.

Ora 20:20
Rusët bombardojnë sërish Kievin! Disa lagje të kryeqytetit përfshihen nga flakët

1678178412_jdh.JPG

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko ka bërë me dije se kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar sërish nga forcat ruse. Ai shkruan në Telegram se në lagjen Solomyan të kryeqytetit ka shpërthime dhe zjarre.

"Shpërthime dhe zjarre në lagjen Solomyan të kryeqytetit. Të gjitha shërbimet janë nisur për në vendngjarje"- shkruhet në postimin e tij. 

Ora 17:58
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nëse ne fitojmë luftën ndaj Rusisë, garantojmë sigurinë e krahut lindor të NATO-s

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba u shpreh gjatë ditës së sotme se një fitore e Ukrainës përballë Rusisë do t’i garantonte sigurinë krahut lindor të NATO-s.

Në një intervistë për mediat moldave, Kuleba tha se Kievi po ndihmon NATO-n të forcohet.

“Unë kam thënë tashmë se nëse plani i Putinit do të ishte realizuar, ai do t'ju kishte pushtuar edhe juve tashmë dhe do të kishte filluar të lëvizte drejt vendeve të Evropës Lindore”. 

Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Moska nuk do të sulmojë një vend të NATO-s, por dikur ata thanë se nuk do të sulmonin as Ukrainën. Prandaj, kjo nuk duhet të harrohet dhe të mbahet parasysh gjatë gjithë kohës.

Ora 14:23
Zelensky: Ne duam ta shohim Putinin të dënohet në Hagë

Presidenti Vladimir Zelensky ditën e sotme ka kryer në vizitë në Hagë. Nga selia e Gjykatës Ndërkombëtare, në të drejtën penale të Hagës, Zelensky tha se do të shohë Putin të dënuar ashtu siç ai e meriton.

‘Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu, Vladimir Putin, ai që meriton të dënohet për veprime kriminale, këtu në Hagë në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare’, tha Presidenti ukrainas. Ai shtoi: "Jam i sigurt se do të ndodhë."

Ora 12:52
Moska: SHBA qëndron pas sulmit në Kiev

SHBA qëndron pas sulmit ndaj Kremlinit me dy dronë të dërguar nga Ukraina. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia RIA Novosti.

Ora 07:53
Zelensky sot në Hagë, takim me parlamentarë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

1682195922_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.

Ligjvënësit holandezë konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten. Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe do të mbajë një fjalim në Hagë.

Raportohet se është planifikuar gjithashtu një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e presidentit ukrainas, Zelensky, nuk u njoftua paraprakisht dhe shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë. Më parë, ai ishte takuar me liderët nordikë në një samit në Finlandë, në të cilin ata premtuan mbështetjen e tyre për liderin ukrainas për aq kohë sa të ishte e nevojshme. Holanda deri tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej rreth 1.2 miliardë euro duke ndihmuar Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit të plotë të Rusisë.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babai: 04/05/2023 17:57

    Zelensky me kete qe beri veshtire do ta kete te mbijetoje vetem nese iken ne Amerike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu