Një sulm me raketa balistike iraniane në një bazë ajrore kuvajtiane dy netë më parë shkaktoi lëndime të lehta për disa amerikanë dhe dëmtoi rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, raporton Iran International, duke cituar Bloomberg.
Burimi i Bloomberg tha se mbrojtja ajrore kuvajtiane interceptoi raketën Fateh-110, por mbeturinat që ranë goditën bazën ajrore Ali Al Salem. Rreth pesë persona, përfshirë kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv, pësuan lëndime të lehta. Një MQ-9 Reaper u shkatërrua dhe të paktën një tjetër u dëmtua rëndë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mblodhi dje në Dhomën e Situatave ekipin e tij të sigurisë për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me luftën kundër Iranit. Mbledhja ka mbaruar, por Trump ende nuk ka shpallur vendimin e tij zyrtarisht.
Ndërkohë Izraeli vijon sulmet ajrore drejt Libanit Jugor ku 11 persona kanë mbetur të vdekur e 8 të tjerë të plagosur. Ushtria izraelite ka lëshuar një tjetër urdhër evakuimi për banorët e 7 fshatrave në Libanin Jugor.
"Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të detyruara të veprojnë me vendosmëri", tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit në gjuhën arabe.
Lajmi në përditësim...
Komente







