Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja me Iranin është pothuajse e finalizuar, ndërsa ka bërë të ditur se faza e fundit e negociatave po zhvillohet dhe detajet do të shpallen së shpejti. Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, presidenti amerikan tha se një nga elementët kryesorë të marrëveshjes do të jetë rihapja e Ngushticës së Hormuzit.
“Ngushtica e Hormuzit do të rihapet”, shkroi Trump, duke e cilësuar këtë si pjesë të rëndësishme të memorandumit për paqen lidhur me Iranin.
Trump bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë pozitive” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se diskutimi mes tyre “shkoi mirë”.
Sipas presidentit amerikan, ai ka konsultuar edhe liderë të rëndësishëm të rajonit dhe aleatë ndërkombëtarë për çështjen iraniane. Mes tyre përfshihen princi saudit Mohammed bin Salman, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan, emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa.
Trump shtoi se “aspektet përfundimtare dhe detajet e marrëveshjes janë aktualisht në diskutim” dhe do të bëhen publike shumë shpejt.
Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i tha televizionit shtetëror të shtunën se pozicionet e SHBA-ve dhe Iranit ishin afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se do të arriheshin marrëveshje për çështjet kyçe, dhe akuzoi amerikanët për “deklarata kontradiktore”.
“Plani ynë ka qenë që fillimisht të hartojmë një memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje në formën e një kuadri, të përbërë nga 14 pika,” tha ai, sipas agjencisë Reuters.
Baqaei tha se po finalizohej memorandumi, në mënyrë që bisedime të tjera të mund të zhvilloheshin brenda 30 deri në 60 ditëve “dhe të arrihet një marrëveshje finale”.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh me optimizëm të kujdesshëm. Gjatë një vizite në Indi, ai i tha BBC se mund të kishte lajme brenda dy ditëve të ardhshme, por nuk mund të ishte i sigurt.
Rubio gjithashtu theksoi qëndrimin e SHBA se Iranit nuk duhet t’i lejohet të ketë armë bërthamore, dhe foli për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa tarifa nga Irani. Ai tha gjithashtu se vendi duhet të dorëzojë uraniumin e tij të pasuruar në nivele të larta.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Irani po “i afrohet shumë” arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-të për luftën, ndërsa edhe Teherani sinjalizoi se ishte bërë përparim gjatë javës së kaluar.
Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të kujdesshme, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se çështja kyçe e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e propozimeve fillestare.
Trump tha se e kishte parë një draft-marrëveshje me Iranin. Kur u pyet nëse ishte mjaftueshëm e mirë, ai tha: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë.”
Presidenti nuk dha më shumë detaje për draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte armë bërthamore.
“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam,” tha ai. “Do të kemi një marrëveshje, ose do të kemi një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq fort sa pritet të goditet.”

Në mediat ndërkombëtare po raportohet se presidenti i SHBA-së Donald Trump po përgatitet për sulme ushtarake kundër Iranit. Në këtë klimë të tensionuar mes SHBA dhe Iranit, Trump ka vendosur të mos marrë pjesë as në dasmën e të bitit Donald Jr.
"Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, D.C., në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj kohe të rëndësishme", shkoi ai në rrjete sociale.
Komente









Kokat tuaja do te hani ne Iran sepse ju dhe cifutet jeni shkaktare te nisjes se atij konflikti , koha juaj po mbaron dhe nje bote e re po e ze vendin e saj , amerikanet sado qe te mundohen ta ndalojne renien e tyre si superfuqi ajo do te ndodhi eshte e pa evitueshme
Përgjigju