Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po përgatit sulme të reja kundër Iranit, raportojnë mediat amerikane. Përgatitjet janë duke u zhvilluar, edhe pse Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ndërkohë Wall Street Journal raporton se Trump nuk ka hequr plotësisht dorë nga diplomacia dhe se po i jep dhe pak kohë procesit diplomatik për arritjen e një armëpushimi.
Në këtë klimë të tensionuar mes SHBA dhe Iranit, Trump ka vendosur të mos marrë pjesë as në dasmën e të bitit Donald Jr. "Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, D.C., në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj kohe të rëndësishme", shkoi ai në rrjete sociale.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, tha sot herët në mëngjes: "Shtetet e Bashkuara po sabotojnë bisedimet për t'i dhënë fund luftës me kërkesat e tyre të vazhdueshme maksimaliste". "Keqbesimi i Uashingtonit, qëndrimet kontradiktore, tradhtitë e përsëritura dhe kërkesat e tepërta kanë bllokuar procesin e dialogut", theksoi ai, sipas Tasnim.
Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm ndaj ushtarëve izraelitë në qytetin Maroun al-Ras. Në një mesazh në Telegram, të raportuar nga Al Jazeera, grupi tha se kishte shënjestruar ushtarët brenda një tendë me një dron.
Irani pretendon se Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar negociatat e OKB-së për mospërhapjen e armëve bërthamore, raporton Al Jazeera. Misioni iranian në OKB dënoi "kërkesat e tepërta" të Uashingtonit për ndalimin e negociatave për mospërhapjen e armëve bërthamore.
"Konferenca e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore ka dështuar për herë të tretë radhazi për shkak të obstruksionizmit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre", deklaroi misioni në një postim në X. Misioni i Teheranit në OKB shtoi se traktati - i hartuar për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe në fund të fundit për të arritur një botë të lirë prej tyre - "nuk ka të ardhme" pa përpjekje më të gjera për çarmatim.
Lajmi në përditësim...

Në mediat ndërkombëtare po raportohet se presidenti i SHBA-së Donald Trump po përgatitet për sulme ushtarake kundër Iranit. Në këtë klimë të tensionuar mes SHBA dhe Iranit, Trump ka vendosur të mos marrë pjesë as në dasmën e të bitit Donald Jr.
"Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, D.C., në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj kohe të rëndësishme", shkoi ai në rrjete sociale.
Komente






Kokat tuaja do te hani ne Iran sepse ju dhe cifutet jeni shkaktare te nisjes se atij konflikti , koha juaj po mbaron dhe nje bote e re po e ze vendin e saj , amerikanet sado qe te mundohen ta ndalojne renien e tyre si superfuqi ajo do te ndodhi eshte e pa evitueshme
Përgjigju