Lufta në siri, 50 mijë civilë lënë
shtëpitë në Ghouta e Afrin
Të paktën 50 mijë civilë larguar nga shtëpitë në Ghuatën Lindore e cila është nën sulmin e vazhdueshëm të forcave qeveritare siriane dhe nga qyteti i Afrinit, ku Turqia që prej 20 janarit është duke ndërrmarë një operacion kundër forcave mbrojtëse të popullit Kurt.
Largime masive të civilëve raportohet se janë duke ndodhur në Siri, në rajonin e Ghoutas Lindore dhe në qytetin e Afrinit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme që janë duke u zhvilluar nga forcat qeveritare siriane si dhe nga ushtria turke dhe aleatët e saj.
Të paktën 30 mijë persona janë larguar nga qyteti verior i Afrinit, ndërkohë që forcat e ushtrisë turke kanë filluar sulmet ajrore dhe tokësore të cilat kanë në shënjestër Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurt, të cilën Turqia e konsideron një grupim ushtarak që ka rrjedhur nga rebelët kurt në territorin e saj.
Ditën e djeshme president Turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se kjo ofensivë nuk do të ndalonte deri në marrjen e qytetit të Afrinit, si dhe i ka bërë një paralajmërim Parlamentit Europian të mos kërkojë ndërprerjen e sulmeve pasi një gjë e tillë nuk mund të merret në konsideratë nga Turiqa.
Nga ana tjetër në Ghoutan Lindore, më shumë se 20 mijë persona janë larguar nga zona e cila prej më shumë se një muaji vazhdon të jetë në qendër të sulmeve të forcave qeveritare siriane.
Këto evakuuime janë më të mëdhatë që kanë ndodhur këtë vit që prej fillimit të luftës e cila tashmë shënon 7 vite dhe ka bërë që 12 milionë persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Rreth 6.1 milionë sirian janë zhvendosur brenda vendit, ndërkohë që 5.6 milionë të tjerë kanë emigruar drejt europës.
Që prej fillimit të kryengritjes ndaj Presidentit Bashar al- Assad në mars të 2011, 400 mijë persona mendohet se kanë humbur jetën gjatë 7 viteve të këtij konflikti të armatosur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
45.8%
-
Gafë
49.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57