Lufta në Siri, Kryqi i Kuq: Veproni
tani ose do të jetë shumë vonë

Lufta në Siri, Kryqi i Kuq: Veproni<br />tani ose do të jetë shumë vonë
Veproni tani ose do të jetë shumë vonë për njerëzit në Alepo.

Jeta e mijërave civilë janë në rrezik për shkak të bombave që bien pa pushim në lindje të qytetit duke shkatërruar çdo gjë, shtëpi, shkolla, spitale. Miliona njerëz janë larguar nga Alepo, edhe ende ka njerëz që zgjedhin të mos braktisin shtëpitë e tyre. Nëse ata nuk do të vdesin nga  sulmet ajrore të SHBA, Rusisë, Francës apo Britanisë së Madhe, jeta e tyre do të marrë fund nga mungesa e ujit, ushqimit apo furnizimeve mjekësore.

Vetëm këtë mëngjes OKB-ja ka njoftuar se forcat pro- qeveritare të Sirisë kanë vrarë 82 civilë në Alepo duke përfshirë 11 gra dhe 13 fëmijë.

Kryqi i Kuq bën thirrje të ndërhyhet urgjentisht për të shmangur humbjen e jetëve të tjera të pafajshëm.  Ai po bën përpjekje me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje humanitare. Në kuadër të zgjidhjes, Kryqi i Kuq u bën thirrje partive politike që të vendosin njerëzit përpara objektivave ushtarake.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo lloj marrëveshje që ka prioritet njerëzit. Nuk mund ta kërkojmë këtë me forcë por dimë që kjo marrëveshje duhet të ndodh tani”,

Shumë fëmijë të vegjël kanë gjetur një mënyrë për të raportuar mbi ngjarjet më të fundit që po ndodhin aty. Një prej tyre është dhe 7- vjeçarja Bana. Ajo ka shkruar shumë statuse të cilat kanë shokuar opinionin mbarë botës.

Emri im është Bana, jam 7 vjeçe. Po i drejtohem të gjithë botës live nga Alepo. Ky është momenti im i fundit gjallë ose e vdekur
Babai im është plagosur. Unë tani po qaj
Mesazhi i fundit. Jam shumë e mërzitur që askush nga bota nuk po na ndihmon, askush nuk po na ndihmon për të na evakuuar mua, nënën dhe motrën time. Mirupafshim”- janë disa nga statuset e vogëlushes.

Civilët po paguajnë në çmim brutal të një konflikti. "Nëse vazhdohet kështu ndoshta ky vend mund të mos ekzistojë më", shkruan Kruqi i Kuq. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit