Lufta në Siri/ Rebelët rrethojnë
Ghoutan Lindore, largohen mijëra banorë

Lufta në Siri/ Rebelët rrethojnë<br />Ghoutan Lindore, largohen mijëra banorë<br>
Mijëra civilë po ikin nga një qytezë në rajonin e Ghouta të rrethuar nga rebelët jashtë kryeqytetit të Sirisë, Damask, ndërsa forcat qeveritare përparuan.

Televizioni shtetëror tregoi fotografi të burrave, grave dhe fëmijëve që mbanin çanta duke lënë qytetin e Hamourisë, i cili është përfshirë në bombardime intensive.

Është eksodi më i madh nga enklava, pasi ushtria rriti një ofensivë për ta rimarrë atë muajin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, 25 kamionë që mbanin ndihmë ushqimore hynë në qytetin e Doumës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se ndihma ishte vetëm një pjesë e asaj që nevojitej në Ghouta Lindore, ku rreth 390,000 njerëz po përballen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

Zhvillimet erdhën pasi lufta civile e Sirisë, e cila siç tha dhe presidenti i KNKK, Peter Maurer, kishte "nxjerrë një numër të madh të lënduarish," hyri në vitin e saj të tetë.

Konflikti ka lënë më shumë se 350,000 njerëz të vdekur, 1.5 milionë të tjerë me aftësi të kufizuara të përhershme, dhe ka zhvendosur 11 milionë të tjerë brenda dhe jashtë Sirisë.

Më shumë se 1.100 njerëz janë vrarë qëkur qeveria dhe aleatët e saj intensifikuan bombardimet e tyre të Ghouta Lindore më 18 shkurt.

Javën e kaluar, përparimet dramatike nga ushtarët dhe militantët e kanë shkurtuar enklavën në tre pika. Një në veri rreth Doumës i kontrolluar nga grupi rebel Jaysh al-Islam; e dyta në jug rreth Hamourisë që mbahej nga Faylaq al-Rahman; dhe e treta në perëndim rreth Harasta-s të kontrolluar nga Ahrar al-Sham.

Pasi trupat u përplasën me linja rebele jashtë Hamourisë të mërkurën mbrëma, qeveria caktoi një korridor përmes të cilit tha se civilët mund të largoheshin.

Të enjten, më shumë se 7,000 vetë morën iniciativën të iknin drejt një pike kontrolli të mbajtur nga qeveria në Adra,” sipas observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar. Hamouria kishte një popullsi prej 31,000 deri në 34,000 në janar.

Agjencia zyrtare e lajmeve Sana pretendonte se civilët ishin "përdorur si mburoja njerëzore nga organizatat terroriste" dhe thanë se do të dërgoheshin në qendra strehimi të improvizuara.

Mbrojtja civile e Sirisë, punëtorët e shpëtimit të të cilëve janë të njohur gjerësisht si “helmeta të bardha”, thanë se 13 civilë, duke përfshirë katër fëmijë dhe dy gra, u vranë në Hamouria vetëm pasi qyteti u godit nga 65 sulme ajrore, 80 bomba dhe 200 raketa.

Organizata shtoi se një nga vullnetarët e saj u vra në një sulm ajror "të dyfishtë" në qytetin e afërt të Hezzeh të enjten, i cili synonte ambulancat që vinin në vendin e një bombardimi të më hershëm.

Ndërkohë në qytetin e vjetër të Damaskut, i kontrolluar nga qeveria, një civil u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga predhat e shkarkuar nga rebelët e vendosur në Ghouta Lindore, njoftoi policia  për agjencinë e lajmeve Sana.

Redaksia Online
A. S/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë