Lufta ndaj Covid-19, Italia mungesë specialistësh, Austria futet në izolim të dytë

Lufta ndaj Covid-19, Italia mungesë specialistësh, Austria futet në izolim të dytë

Foto ilustruese

Tejkalon shifrat e 55,000 000 numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën , ndërkohë që 1.3 milion persona kanë ndërruar jetë.  Numrin më të lartë të të infektuarve e mban SHBA ku numërohen 11,5 milion të infektuar. Situata më kritike aktualisht duket në Evropë, ndërsa shtetet e kontinentit të vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë. 

Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën tri javë. Si pjesë e bllokimit të ri, dyqanet jo-thelbësore, shërbimet të tilla si parukeritë do të mbyllen. Shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online, ndërkohë, austriakëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia.

Italia, është njëri nga shtetet i cili po përballet me një fazë të dytë Covid-19,tanimë pasi 192 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë  po përballet me vështirësi të mëdha edhe për gjetjen e specialistëve.

“Problemi me të cilin po përballemi është se vetëm specialistët mund të punojnë brenda njësive të kujdesit intensiv, që përfshin si mjekë të specializuar ashtu edhe infermierë. Shifrat nuk janë inkurajuese megjithatë, ne kemi nevojë për 2000 mjekë të cilët mund të operojnë me pajisjet  për frymëmarrje. Nuk ka mjaftueshëm mjekë të trajnuar”, u shpreh Carlo Palermo, kreu i Unionit Kombëtar të Mjekëve.

Ndërkohë që ata i kanë bërë thirrje qeverisë, për të shmangur edhe më shumë presionin e qeverisë mbi ta, që gjatë festave të fundvitit të mos ketë lehtësim të kufizimeve, përkundrazi forcim të tyre.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Suedia paraqiti kufizime më të ashpra. Duke mbyllur palestrat, bibliotekat dhe reduktuar pjesëmarrjen në tubimet publike nga 50 persona në tetë.

Ndërkohë në Gjermani akoma vazhdon të diskutohet nëse është e nevojshme marrja e masave të reja. Mbyllja e pjesshme në Gjermani ia ka dalë të thyejë rritjen eksponenciale të infeksioneve të reja, megjithatë shifrat duhet të vazhdojnë të bien. Kancelarja gjermane bëri për kufizimin e kontakteve si formulë të suksesit.

Qeveria federale tha se ka vendosur të shtyjë vendimin për të marrë masa më të ashpra në shkolla, duke përfshirë reduktimin e nxënësve të pranishëm dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen