Lufta ndaj bandave, arrestohen 170
mafiozë në Itali dhe Gjermani

Rreth 170 të dyshuar janë arrestuar për lidhje me organizatat mafioze si ndrageta. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Itali dhe Gjermani. 3 grupeve mafioze u janë sekuestrua në total 50 milionë euro të fituara nga aktivitetet kriminale si trafik droge, prostitucion, trafikim të qenieve njerëzore etj.

Anti-mafia ka goditur tre grupe organizata mafioze, Ndrageta, familja majfjoze Marincola dhe ajo Farao.

Të tre klanet mafioze sipas hetimit të autoriteteve italiane dhe gjermane kishin përdorur influencën politike dhe bizneset në zonat ku vepronin. Mes të arrestuarve është edhe mbreti i kokainës në Itali Nicodemo Parrilla, i arrestuar nga Interpoli në Uruguai.

169 personat e arrestuar janë në Kalabri, Emilia Romagna, Veneto dhe në rajonin e Lombardisë, gjithashtu arrestimet në Gjermani janë bërë në Vutemberg, Bavari, Hese dhe në Rinin verior.

a

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë