Lufta ndaj COVID-19, Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin 

Evropa prej javësh ka nisur vaksinimin e grupeve të rrezikuara megjithatë situata epidemiologjike nuk po përmirësohet. Gjermania raportoi 1.244 vdekje nga COVID në një ditë, rekord që nga fillimi i pandemisë dhe institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve virusit.

 “Nuk mund ta vlerësojmë ende ndikimin e këtyre varianteve tek situata në Gjermani, por ato mund të gjejnë terren dhe të çojnë në intensifikimin e rasteve brenda pak kohe. Ndaj situata mund të përkeqësohet. Për këtë arsye është me rëndësi që masat të zbatohen në mënyrë sistematike. Duhet ta parandalojmë përhapjen e këtyre varianteve”, tha Lothar Wieler, drejtor i institutit “Robert Koch”.

Ndërkohë që në vend janë zgjatur masat izoluese deri në 10 javët e ardhshme në varësi të situatës.

Franca  në anën tjetër do të përforcojë armëpushimin në vend nga 6 e pasdites deri në 6:00 të mëngjesit në të gjithë vendin, ka njoftuar kryeministri Jean Castex, masë që do të qëndrojë në fuqi për 15 ditë. Më parë në vend shtetrrethimi fillonte në orën 20:00 deri në 6 të mëgjesit. 

“Kjo masë bazohet në një logjikë për parandalimin e epidemisë. Ajo na lejon të avancojmë përgjigjen tonë dhe të shmangim masa më të ashpra, të cilat i provuam dy herë vitin e kaluar”, tha Castex.

Për të parandaluar përhapjen e dy varianteve të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, të cilat janë më të transmetueshme, që çdokush nga jashtë Bashkimit Evropian do të duhet të tregojë një test negativ përpara se të udhëtojë dhe do të duhet t’i nënshtrohet një karantine shtatë ditore, në fund të së cilës do të duhet të bëjë një test të dytë.

Spanja në anën tjetër raporton rritje të rasteve, gjatë 24 orëve të fundit raportoi 35 mijë e 878 raste infektimi dhe 201 vdekje. Vendi Iberik ka kaluar sërish kuotën e 500 rasteve për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit.

Portugalia ka raportuar 10 mijë e 700 infeksione një ditë para se vendi të nisë masat e reja kufizuese që pritet të zgjasin një muaj, në përpjekje për të frenuar valën e tretë të pandemisë.

Frika për përhapjen e variantit të COVID të konstatuar në Brazil ka detyruar qeverinë britanike të ndalojë fluturimet nga Portugalia dhe Amerika e Jugut.

Edhe Suedia raportoi të enjten një numër rekord vdekjesh nga COVID në një ditë të vetme, duke e çuar totalin mbi 10 mijë, edhe pse infeksionet po bien.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë