Lufta ndaj Covid-19: Si po përgatiten evropianët për Krishtlindje?

Lufta ndaj Covid-19: Si po përgatiten evropianët për Krishtlindje?

Me afrimin e Krishtlindjeve, të gjithë duan të festojnë por nëse merret një masë e tillë, qeveritë kanë paralajmëruar se duhet të marrin vendime më të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet në kohë për periudhën e festave.

Italia, Krishtlindje pa dëborë

Në Itali shumë qytetarë prisnin që tu drejtoheshin pistave të skive gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por Kryeministri Giuseppe Conte ka paralajmëruar se këtë vit për ta do të jetë një gjë e papërballueshme.

Kjo do të thotë se vendpushimet e njohura të skive në Alpe ka të ngjarë se do të humbasin miliarda euro në të ardhurat.

Conte po kërkon një konsensus evropian, për të mbajtur të mbyllura vendpushimet e skive dhe për masa të tjera gjithashtu.

"Unë mendoj se është një problem evropian. Nëse Italia vendos të mbyllë të gjitha resortet e skive pa mbështetje nga Franca, Austria dhe vendet e tjera, atëherë turistët italianë do të rrezikonin të shkonin jashtë vendit dhe ta sillnin virusin në shtëpi."

Vendpushimet e skive në Francë gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura dhe kryeministri i Bavarisë deklaroi po ashtu mbylljen e përkohshme, por zyrtarët austriakë të turizmit besojnë se ata mund të ofrojnë pushime të sigurta, me masat e reja lehtësuese të cilat do të ndërmerren në 7 dhjetor dhe ata nuk e miratojnë planin italian. Vendpushimet zvicerane janë tashmë të hapura.

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve që nga fundi i Marsit dhe kryeministri u ka kërkuar italianëve që të kalojnë një Krishtlindje më të matur, pa mbledhje, përqafime dhe puthje në prag të Krishtlindjeve.

Shumë rajone italiane janë nën bllokim të pjesshëm dhe udhëtimi midis tyre është i kufizuar. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 dhjetor. Pavarësisht masave të shumta kufizuese të ndërmarra në Itali, Conte i ka siguruar fëmijët se Babbo Natale do t’i vizitojë ata patjetër pasi ai  është i përjashtuar nga kufizimet globale të udhëtimeve.

Francë: Hiqen kufizimet e udhëtimit gjatë Krishtlindjeve

Pas disa javësh bllokimi kombëtar, Presidenti francez Emmanuel Macron  njoftoi se duke nisur nga  28 Nëntori, kufizimet do të lehtësohen. Por shumica e masave të bllokimit do të qëndrojnë në vend deri pak përpara pushimeve  më 15 dhjetor.

Dyqanet, teatrot dhe kinematë do të hapen me kohë për Krishtlindje dhe njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë familjet e tyre gjatë periudhës festive.

 "Ne do të jemi në gjendje të udhëtojmë pa autorizim, përfshirë midis rajoneve," tha Macron.

Vlen të përmendet se Franca ka qenë nën një bllokim të dytë kombëtar që nga fundi i Tetorit. Por më 15 dhjetor, kjo do të zëvendësohet nga një shtetrrethim mbarëkombëtar nga ora 21:00 deri në 07:00.

Pavarësisht bllokimeve, Parisi dhe qytetet e shumta janë ndriçuar në pritje të festave.

 Baret, kafenetë dhe klubet e natës janë të mbyllura për një kohë të pacaktuar dhe shërbimet fetare do të lejohen në një limit prej 30 personash. Vendimi për të mbajtur të mbyllura vendpushimet jashtëzakonisht të njohura të skive në Francë ka shkaktuar zhgënjim të  madh, por Macron siguroi se ato do të hapen kur kushtet të jenë të përshtatshme.

Gjermani: Kufizohen tubimet shoqërore

Draft udhëzimet për të cilat është rënë dakord  nga udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë synojnë të kufizojnë tubimet shoqërore gjatë Krishtlindjeve dhe janë vendosur të zyrtarizohen pas një video konference me kancelaren Angela Merkel të Mërkurën më vonë.

Nga 1 dhjetori, dy familje dhe maksimumi pesë persona do të jenë në gjendje të takohen. Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk përfshihen në këtë kufi.

Por mund të ketë një lehtësim të përkohshëm të rregullit me deri në 10 persona midis 23 dhjetorit dhe 1 janarit. Kufiri i dy familjeve gjithashtu mund të rritet.

Izolimet e lehta në Gjermani do të vazhdojë deri në 20 dhjetor. Baret, restorantet dhe vendet e argëtimit janë të mbyllura, por shkollat ​​dhe dyqanet janë të hapura. Kjo pritet të zgjatet gjatë periudhës festive.

Shumica e tregjeve kryesore të Krishtlindjeve tashmë janë anuluar, por disa lokale vazhdojnë planet  për të mbajtur aktivitetet në një shkallë të reduktuar.

Sa i përket Vitit të Ri, shfaqjet e fishekzjarreve janë anuluar .

Spanjë: Festa në tarracë dhe tubime të kufizuara

Qeveria spanjolle po planifikon një periudhë festive "të ndryshme" me një kufi prej gjashtë personash të lejuar në festa familjare.  Familjet spanjolle gjithashtu tradicionalisht festojnë Festën e Tre Mbretërve me një paradë në mbrëmjen e 5 janarit dhe qeveria do të rekomandojë që festimet të mos bëhen.

Plani gjithashtu rekomandon ventilimin e hapësirave të brendshme dhe mbajtjen e distancës sociale kur është e nevojshme. Por më gjerë, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa ka thënë "asgjë nuk është vendosur në gur".

Qeveria e Katalonjës shpreson të lejojë mbledhje deri në 10 persona për Krishtlindje. "Ne do të marrim vendimet tona," tha një zëdhënëse e rajonit.

Ndërsa në Madrid, zyrtarët po i kërkojnë qeverisë të miratojë një program testimi masiv në farmaci gjatë periudhës së Krishtlindjeve për të lejuar njerëzit të takohen në mënyrë të sigurt gjatë periudhës festive.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen