Lufta ndaj informalitetit, Rama: Do
na japë mundësinë të rrisim rrogat

Lufta ndaj informalitetit, Rama: Do<br />na japë mundësinë të rrisim rrogat
TIRANË - “Lufta e përbashkët me informalitetin do të na japë mundësinë të rrisim rrogat dhe ulim taksat”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook duke theksuar se shembujt dhe shifrat janë ato që tregojnë se sa shumë ka bërë qeveria në këto 20 muaj dhe se sa e madhe është mundësia për një luftë frontale ndaj informalitetit në të ardhmen në  bashkëpunim me çdo qytetarë.

Rama shkruan se lufta ndaj informalitetit do jetë e pashmangshme ndaj atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponat fiskalë.
 
Lufta e përbashkët me informalitetin do të na japë mundësinë të rrisim rrogat dhe ulim taksat
Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksa
t”, -shkruan Rama.
rama  
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin