Lufta ndaj korrupsionit, PD akuza
Ramës: Bën propagandë boshe

Lufta ndaj korrupsionit, PD akuza<br />Ramës: Bën propagandë boshe
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën demagogji për luftën ndaj korrupsionit. Duke iu referuar rastit të Korçës sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PD Grida Duma tha se Rama bën propagandë boshe për korrupsionin. Duma tha se rastin korruptiv në arsim në qytetin e Korçës nuk e zbuloi Rama e as ministrja e tij.

“Në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga ngjarja e rëndë e mbështetjes së hapur me oficerë policie të bandës kriminale në Tiranë, Edi Rama tenton të nxjerrë lavdi nga një zinxhir dështimesh e korrupsioni në arsim.Korrupsioni në arsim, nisi me caktiminin e militantëve të paaftë në drejtoritë arsimore, vazhdoi me instalimin zyrtar të rryshfetit për emërimin e mësuesve, u thellua edhe me skadalin  favore seksuale, dhe kulmoi tani me mitmarrjen deri tek njerëzit e afërt të Ministres. Rasti i Korcës, nuk është aspak një zbulim i Ministres, aq më pak i Edi Ramës, është cjerrje e maskës së tyre.Eshtë dëshmi e babëzisë pa kufi, babëzi që në fund del sheshit e nuk mbulohet dot më. Përpjekja e Edi Ramës për të përfituar lavdi nga mënxyrat e veta , është jo vetëm e neveritshme por e rrezikshme. E vërteta dihet, dihet se ai e instaloi këtë mekanizëm në arsim që ditën e parë, me drejtoreshat e Tiranës, me të Lushnjës, e kudo, e me këtë mënyrë drejtimi që ka përhapur në cdo zyrë, ofrimin e vendeve të punës në këmbim të rryshfetit dhe favoreve seksuale. Kot lodhet dhe kot shkruan për korrupsionin Edi Rama. Nuk e beson më askush”, deklaroi Duma. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani