
Kryeministri australian Scott Morrison tha se vendi i tij do të dërgojë disa automjete të blinduara Bushmaster në Ukrainë, pas një fjalimi të Zelenskyt në Parlamentin Australian.
Në fjalimin e tij të enjten mbrëma, Zelensky kishte thënë se Ukraina kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushtarake.
Numri i automjeteve që do të transferoheshin nuk dihej menjëherë, megjithëse ministri i Mbrojtjes Peter Dutton tha më herët se vetëm katër mund të transportoheshin në të njëjtën kohë me avionët ushtarakë australianë, shkruan BBC.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











