TIRANE- Një delegacion i SHBA vjen në Tiranë me 27 dhe 28 Janar për t’u takuar me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin kundër terrorizmit. Në delegacion bëjnë pjesë disa agjenci, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për Kundër-terrorizmin.
 
“Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni. Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen vendet tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)