Lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, zëvendës ambasadori amerikan: Të forcohet sundimi i ligjit! Shqipëria ka përparuar, pamë rritje të ndjekjeve penale

Në konferencën e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po prezantohet projekti i financuar nga SHBA për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. I pranishëm në aktivitet ishte edhe zëvendësambasadori amerikan Demian Smith, i cili u shpreh se askush nuk mund të mbrojë viktimat e trafikimit i vetëm, ndaj duhet të jemi aleatë për të luftuar trafikimin. Gjithashtu u shpreh që është e rëndësishme të forcohet sundimi i ligjit.

OSBE do të mundësojë trajnimin e magjistratëve në këtë projekt dhe do të mbështesë studimet dhe shkëmbimet ndërmjet profesionistëve të drejtësisë penale dhe ato të zbatimit të ligjit me homologët e tyre. Projekti synon të mbështesë institucionet shqiptare të ofrojnë programe trajnimi të rregullta, të specializuara dhe të qëndrueshme e ligjzbatuese përkatëse sipas sektorëve edhe për gjyqtarët dhe prokurorëtKëtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt është që të identifkohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin”, tha Demian Smith.

Zv. ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith u shpreh se vendi ynë ka bërë një përparim në ndjekjen penale të trafikantëve por ka ende punë për të bërë. Sipas tij Gjyqtarët dhe Prokurorët e Ardhshëm duhet të pajisen më mirëpër të identifikuar e ndjekur penalisht trafikantët e qenieve njerëzore.

‘Shqipëria ka bërë përparim në ndjekjen penale të trafikantëve por mbetet ende punë për tu bërë. Raporti i DASH ka bërë disa rekomandime për Shqipërinë, rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve e rritja e kontrollit të popullatave të cenueshme. Këtë vit pamë rritje të ndjekjeve penale e dënimeve, por ne nxisim veprimin për ta bërë këtë prirje vjetore për të treguar vendosmëri të qëndrueshme për të ndaluar trafikimin.

Gjyqtarët e prokurorët e policia e ardhshme do pajisën me mirë për të identifikuar e ndjekur penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Të gjithë jemi dakord që trafikimi i qenieve njerëzore është i tmerrshëm e megjithatë si shumë krime të kryera për shkak të korrupsionit, dëshmitarët dhe autoritetet mund të ndihen të pafuqishëm për të ndërhyrë.

Shqipëria po ndërmerr reforma ambicioze për drejtësinë, por ne e dimë se kjo nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por po shohim rezultate.

Trajnimi i gjyqtarëve prokurorëve apo policisë së kualifikuar për një sërë sfidash përfshirë mënyrën e ndjekjes penale e parandalimin e trafikimit të qenies njerëzore është një pjesë vendimtare për ofrimin e një sistemi drejtësie të besuar për popullin shqiptar”, tha zv. ambasadori amerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit