Australia ka vendosur sanksione financiare ndaj 14 ndërmarrjeve shtetërore ruse, duke përfshirë entitete të lidhura me mbrojtjen si prodhuesi i kamionëve Kamaz dhe kompanitë e transportit SEVMASH dhe United Shipbuilding Corp. 

Sanksionet do të shtrihen edhe për kompaninë elektronike Ruselectronics, e cila është përgjegjëse për prodhimin e rreth 80% e të gjithë komponentëve elektronikë rusë. 

Deri më sot, Australia ka sanksionuar rreth 600 individë dhe subjekte, duke përfshirë shumicën e sektorit bankar rus dhe të gjitha organizatat përgjegjëse për borxhin sovran të vendit. 

Ajo gjithashtu ka ofruar pajisje mbrojtëse dhe furnizime humanitare për Ukrainën, ndërsa ka ndaluar eksportet e aluminit dhe xeheve të aluminit, duke përfshirë boksitin, në Rusi, shkruan La Repubblica.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev