Prej ditësh forcat shqiptare me ato ndërkombëtare kanë bashkuar forcat për të luftuar flakët të cilat nuk kanë kursyer bimë, pyje e kullota, duke shkaktuar dëme të mëdha që do të duhen vite për të rikuperuar atë çfarë është humbur.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vlerëson bashkëpunimin e forcave shqiptare me ato të Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së. Përmes një postimi në “Twitter”, ajo shkruan se koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira.

“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar  në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke  përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkroi Kim në Twitter.