Lufta/ SHBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë! Shefi i Hamasit fajëson Izraelin për ngecjen e bisedimeve të armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "po i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit" përmes sjelljes së tij në lidhje me luftën në Gaza.

Kjo ishte ajo çfarë deklaroi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në një intervistë për MSNBC.

"Ai ka të drejtën të mbrojë Izraelin, të drejtën të vazhdojë të sulmojë Hamasin. Por duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme të humbura si rezultat i veprimeve të ndërmarra”,- theksoi ai.

“Për mendimin tim, po i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit”,- shtoi Biden.

Një anije ushtarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, duke mbajtur pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, deklaron ushtria amerikane, raporton BBC. Anija e quajtur “gjenerali Frank S Besson” u nis nga një bazë ushtarake në shtetin e Virxhinias, të shtunën që lamë pas (9 mars 2024). Kjo vjen pasi presidenti Joe Biden tha se SHBA do të ndërtonte portin lundrues për të lehtësuar kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Ndërkohë nga ana tjetër shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka fajësuar Izraelin për ngecjen e bisedimeve për armëpushimin dhe refuzimin e kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Ne nuk duam një marrëveshje që nuk i jep fund luftës në Gaza. Armiku ende refuzon të japë garanci dhe angazhime të qarta për çështjen e armëpushimit dhe ndalimin e luftës agresive ndaj popullit tonë”, ka thënë ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
UNRWA bën thirrje për armëpushim në Gaza

1710093358_gaza.jpg

Agjencia e OKB-së për refugjatët për palestinezët, UNRWA  thotë se situata në veri të Gazës është tragjike. Agjencia bëri thirrje për qasje humanitare në të gjithë Gazën dhe një armëpushim të menjëhershëm.

“Ramazani po afron. Numri i të vdekurve vazhdon të rritet”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie në “X”.

Ora 16:31
Erdogan: Drejtuesit e Hamasit i mbështesim, Netanyahu si Hitleri

 

Erdogan e krahason Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe administratën e tij, me Hitlerin, Musolinin dhe Stalinin. Presidenti i Turqisë,  ripërsëriti qëndrimin se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij që ta vendosë Hamasin në listën e organizatave terroriste. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara, lideri turk u shpreh se Turqia është një vend që ka kontakte të ngushta me drejtuesit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri.

“Askush nuk mund të na bëjë të kualifikojmë Hamasin si një organizatë terroriste. Turqia është një vend që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri”, u shpreh Erdogan.

Erdogan është një nga kritikët më të ashpër të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila filloi pas një sulmi nga Hamasi në disa qytete kufitare izraelite ku humbën jetën të paktën 1160 persona. Izraeli një shtet terrorist dhe po bënë  “gjenocid” në Gaza, ka thënë ai disa herë.

Ora 15:51
Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi sulmet izraelite një ditë më parë lanë të vrarë pesë persona në jug të Libanit, përfshirë tre anëtarë të grupit.

Hezbollahu, aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe armik i Izraelit ka këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në kufi me Izraelin, që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas më 7 tetor.

Hezbollahu tha se ka lëshuar “dhjetëra raketa” mëngjesin e së dielës në fshatin izraelit, Meron, që gjendet tetë kilometra nga kufiri.

Meron është shtëpi e një baze të madhe të kontrollit ajror dhe Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, që nga fillimi i këtij viti e ka sulmuar këtë bazë disa herë.

Hezbollahu tha se veproi “në përgjigje të sulmeve izraelite kundër fshatrave në jug dhe shtëpive të civilëve”, veçanërisht duke shënjestruar një ditë më parë shtëpinë e një luftëtarit të Hezbollahut në Herbet Selm.

Një grua dhe një person tjetër u vranë në po atë sulm, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve në Liban.

“Pas lëshimit të sirenave në veri të Izraelit, afërsisht 30 raketa të hedhura nga Libani u identifikuan në territorin izraelit, një numër i të cilave u penguan”, tha ushtria izraelite të dielën.

Në njoftim u shtua se forcat ajrore izraelite goditën infrastrukturën e Hezbollahut gjaët natës, përfshirë “një strukturë ushtarake në të cilën u identifikuan terroristë të Hezbollahut në zonën e Hebert Selmit”.

Të paktën 312 persona janë vrarë në Liban që nga nisja e dhunës ndërkufitare më 8 tetor, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe 53 civilë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AFP-ja.

Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe shtatë civilë janë vrarë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

Dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur nga luftimet në të dyja anët e kufirit./ REL

Ora 15:40
Lufta/ OKB: Uria është kudo në Gaza

1710081646_saasasasadadadsa.JPG

Gaza

“Uria është kudo në Gaza”.

Kjo është çfarë shkruan agjencia e OKB-së në Gaza, UNRWA, në rrjetin social “X”.

Ndër të tjera agjencia flet për një "situatë tragjike në veri, ku ndihma tokësore refuzohet pavarësisht apeleve të përsëritura".

 "Ramazani po afron. Numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Qasja humanitare në Rripin e Gazës dhe një armëpushim i menjëhershëm janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë",- theksohet në postim.

Ora 13:56
Lufta në Gaza/ Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 73 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1710075510_yjjyjyjyjyjy.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 31,045 palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze shton se 72, 654 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.

Ora 09:25
Biden premtoi ndërtimin e një porti në brigjet e Gazës, anija ushtarake amerikane niset për ndërtimin e saj! Synon futjen e ndihmave humanitare për civilët

1710058908_ththththhth.JPG

Anija ushtarake amerikane “Gjenerali Frank S Besson”

Një anije ushtarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, duke mbajtur pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, deklaron ushtria amerikane, raporton BBC.

Anija e quajtur “gjenerali Frank S Besson” u nis nga një bazë ushtarake në shtetin e Virxhinias, të shtunën që lamë pas (9 mars 2024).

Kjo vjen pasi presidenti Joe Biden tha se SHBA do të ndërtonte portin lundrues për të lehtësuar kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Rripin e Gazës është "pothuajse e pashmangshme" dhe fëmijët po vdesin nga uria.

Dorëzimi i ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar i vështirë dhe i rrezikshëm.

Programi Botëror i Ushqimit iu desh të ndalonte dërgesat e tokës pasi kolonat e tij u vunë nën të shtëna me armë zjarri dhe plaçkitje.

Të premten që lamë pas (8 mars 2024) u raportua se pesë palestinezë humbën jetën pasi parashuta e një pako qindrakilogramëshe që u hodh nga avionët amerikanë nuk u hap, duke zënë poshtë palestinezët.

Anija amerikane u nis "më pak se 36 orë" pasi Biden tha lajmin për ndërtimn e portit të përkoshëm në brigjet e Gazës, njftoi Komanda Qendrore e SHBA.

Pentagoni ka thënë se mund të duhen deri në 60 ditë për të ndërtuar portin, me ndihmën e 1000 trupave - asnjë prej të cilëve nuk do të dilte në breg.

Ora 08:37
‘Joe gjenocidi! Fëmijët po vdesin!’, aktivisti i ndërpret fjalën presidentit amerikan! Agjentët e Shërbimit Sekret e nxjerrin jashtë (VIDEO)

1710056319_yluliululu.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden është përballur me kritika të shumta gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në lidhje me luftën në Gaza.

Shumë amerikanë e shohin të gabuar dhe djallëzor qëndrimin pro-izraelit të qeverisë amerikane, pasi sipas tyre, kjo e fundit po lejon vrasjen e mijërave palestinezëve të pafajshëm.

Kësaj radhe Biden është shokuar nga reagimi i një aktivisti pro-palestinez, i cili ka ndërprerë presidentin amerikan teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”,- dëgjohet të thotë ai.

Më pas protestuesi u nxorr jashtë ambienteve ku po mbahej takimi zgjedhor nga personeli i Shërbimit Sekret.

Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 10/03/2024 17:56

    Edhe Nanat tona jan gra si të gjitha tjerat,nëse nuset pushtohen nga xhindët jan të gatshme të flijohen për ti mbrojt tbit e vetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë