Lufta/ Rebelët Houthi: Sulmuam aeroplanmbajtësen amerikane 'Abraham Lincoln' dhe dy anije luftarake! Pentagoni: Sulmi do ketë pasoja

Lufta/ Rebelët Houthi: Sulmuam aeroplanmbajtësen amerikane 'Abraham Lincoln' dhe dy anije luftarake! Pentagoni: Sulmi do ketë pasoja

Aeroplanmbajtësja amerikane 'Abraham Lincoln'

Houthi njoftuan se kanë realizuar dy operacione ushtarake kundër anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik, të cilat, sipas një zëdhënësi ushtarak të grupit, Yahya Sarea, kanë zgjatur tetë orë.

Në operacionin e parë është sulmuar aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln në Detin Arabik me disa raketa dhe dronë, ndërsa në operacionin e dytë, grupi jemenas ka lëshuar raketa dhe dronë kundër dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq.

Kush janë Houthis?

Lëvizja Houthi, e njohur gjithashtu si Ansarallah (Përkrahësit e Zotit), është njëra anë e luftës civile në Jemen që ka shpërthyer për gati një dekadë. Ajo u shfaq në vitet 1990, kur udhëheqësi i saj, Hussein al-Houthi, nisi "Rininë Besimtare", një lëvizje ringjalljeje fetare për një nënsekt shekullor të Islamit Shiit të quajtur Zaidizëm.

Zaidët sunduan Jemenin për shekuj, por u margjinalizuan nën regjimin sunit që erdhi në pushtet pas luftës civile të vitit 1962. Lëvizja e Al-Houthi u themelua për të përfaqësuar Zaidët dhe për t'i rezistuar sunnizmit radikal, veçanërisht ideve vehabiste nga Arabia Saudite. Ndjekësit e tij më të afërt u bënë të njohur si Houthis.

Sa i përket luftës në Rripin e Gazës, Izraeli kreu një sulm të ri mëngjesin e sotëm (12 Nëntor 2024). Raportimet bëjnë me dije se kanë mbetur të vrarë 16 palestinezë.

Bombardimet izraelite goditën ndërtesat e banimit në qytetin e Gazës dhe Beit Hanun, në veri të Rripit.

Këto sulme thellojnë edhe më tej bilancin e kësaj lufte. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Katz i ka dërguar një mesazh Iranit nga ana tjetër duke theksuar se Izraeli i ka të gjitha mundësitë të eliminojë çdo kërcënim ekzistencial që mund ti bëhet.

Sakaq ai shton se ‘Irani është më i ekspozuar se kurrë ndaj sulmeve në objektet e tij bërthamore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Pentagon: Sulmi i Houthi do të ketë pasoja

1650037488_thumbsbcf16534897cf2b2eb6c70113f83e17800.jpg

"Do të ketë pasoja për këtë sulm të pamatur." Këtë e tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder, duke komentuar sulmin e Houthi-ve ndaj aeroplanmbajtëses amerikane Lincoln në Detin Arabik dhe në dy anije të tjera në Detin e Kuq.

Ora 20:12
Trump emëron Mike Huckabee si ambasador në Izrael

1731438844_huckabee4.jpg

Mike Huckabee dhe Donald Trump

Donald Trump ka emëruar ish-guvernatorin e Arkansas, Mike Huckabee, si ambasador në Izrael.

“Ai do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme”, tha Trump në një deklaratë.

Ora 18:44
Houthi: Sulmuan aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Lincoln" dhe dy anije luftarake

1731433537_183658173f17cb7e1d4d64adba6f.jpg

Houthi njoftuan se kanë realizuar dy operacione ushtarake kundër anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik, të cilat, sipas një zëdhënësi ushtarak të grupit, Yahya Sarea, kanë zgjatur tetë orë.

Në operacionin e parë është sulmuar aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln në Detin Arabik me disa raketa dhe dronë, ndërsa në operacionin e dytë, grupi jemenas ka lëshuar raketa dhe dronë kundër dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv