Një zhvillim i rëndësishëm është regjistruar nga lufta në Gaza. Mediat shkruajnë se organizata palestineze Hamas, ka pranuar propozimin e armëpushimit të bërë nga ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari.
“Tani topi është në fushën e Izraelit", i thanë zyrtarët e Hamasit, televizionit Al Jazeera.
Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, informoi kryeministrin e Katarit, dhe kreun e inteligjencës egjiptiane, për përgjigjen pozitive të lëvizjes palestineze për një armëpushim.
Por zyra e kryeministrit të Izraelit tha se propozimi i Hamasit ishte ‘larg kërkesave tona’. Një delegacion i negociatorëve izraelitë do të takohet me ndërmjetësit e Katarit për të thelluar diskutimet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kështu shkruan gazeta izraelite Haaretz .
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se forcat izraelite tani po sulmojnë Hamasin në një mënyrë të synuar në pjesën lindore të Rafahut.
Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake. Radioja e Ushtrisë tha se evakuimet janë përqendruar në disa qarqe periferike të Rafahut, nga të cilat të evakuuarit do të dërgohen në tendat në Khan Jounis dhe Al Muvasi.
“Këtë mëngjes, ne filluam një operacion për të evakuuar përkohësisht banorët në zonën e Rafahut lindor”- u shpreh zyrtari Forcave të Mbrojtjes Izraelite
Ushtarët po u kërkojnë palestinezëve që të evakuuojnë lagjet lindore të Rafahut në kufirin izraelit pasi mund të ketë një ofensivë të mundshme ushtarake në zonën jugore të Rripit të Gazës.
Më herët, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafahut që të lëvizin “drejt një zone të afërt humanitare”. Ushtria tha se do të përdorë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime në media “për të inkurajuar lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, duke saktësuar se “politika e mbështetjes për Izraelin nuk ndryshon”.
Zyra e Kryeministrit izraelit tha se propozimi i Hamasit ishte "larg kërkesave tona". Një delegacion i negociatorëve izraelitë do të takohet me ndërmjetësit e Katarit për të thelluar diskutimet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kështu shkruan gazeta izraelite Haaretz.
Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion tokësor në Rafah, i cili është paralajmëruara prej disa kohësh.
Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, duke iu referuar lajmit se Hamas pranoi marrëveshjen për një armëpushim të propozuar nga Egjipti dhe Katari, u shpreh se me gjithë zhvillimet e fundit, vijojnë përgatitjet për operacionin në qytetin jugor të Gazës, ku prej disa orësh popullësia po evakuohet.
‘Ne shqyrtojmë çdo përgjigje shumë seriozisht dhe shterojmë çdo mundësi për negociatat dhe kthimin e pengjeve në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur’, tha Hagari.
Itamar Ben Gvir
“Lojërat e Hamasit” kanë “vetëm një përgjigje: pushtojmë Rafahun”.
Kështu tha ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe lideri i së djathtës radikale, Itamar Ben Gvir për përgjigjen pozitive të fraksionit islamik ndaj ndërmjetësve të Egjiptit dhe Katarit.
Ben Gvir bëri thirrje "të rritet presioni ushtarak deri në humbjen e plotë të Hamasit".
Hamasi i ka thënë ‘Po’ propozimit të armëpushimit.
Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ka informuar kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman ni Jassim Al thani dhe kreun e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamal se lëvizja palestineze është pro propozimit të dy vendeve arabe për një armëpushim me Izraelin.
Siç bëhet me dije nga Sky News Arabia, Hamasi ka dhënë ok-ej për propozimin e modifikuar nga Egjipti, jo versionit mbi të cilin kishte nje konsensus të përgjithshëm nga ana e Izraelit.
Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, i cili nga ana tjetër ka nënvizuar se politika e SHBA në mbështetje të Izraelit nuk ka ndryshuar.
"Shtetet e Bashkuara dhanë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit, miratuan grantin më të madh suplementar dhe udhëhoqën një koalicion të paprecedentë për të mbrojtur Izraelin nga sulmet iraniane", tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Më tej ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë "të bëjë atë që është e nevojshme për t'u siguruar që Izraeli të mund të mbrohet nga kërcënimet".
Genjeshtra Amerikane ndoshta me fjale qe ti tregojne botes se neve jemi kunder vrasjes te femijve por nuk i beson askush,kurse nga ana tjeter transporti i armeve qe filloj pre vitit 1948 e deri me tani Palestinezet jane vrare me arme Amerikane dhe bota po hesht,qe te ndodhe nji spastrim etnik mbasandej radhen e ka Kosova dhe bota dote shiqoj si shiqon sot ndodhjen me Palestinezet.
Përgjigju