
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në fjalimin e saj për gjendjen e Unionit në seancën plenare të PE-së, komentoi situatën e rëndë humanitare në Gaza, teksa tha se uria nuk mund të përdoret si armë lufte. Imazhet që vijnë nga enklava, tha ajo, janë katastrofike, ndërsa apeloi që lufta të marrë fund.
"Ajo që po ndodh në Gaza ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë fëmijë të pajetë. Këto imazhe janë thjesht katastrofike. Prandaj dua të filloj me një mesazh shumë të qartë: uria e shkaktuar nga njeriu nuk mund të jetë kurrë një armë lufte. Për hir të fëmijëve, për hir të njerëzimit, kjo duhet të marrë fund.", tha ajo.
Von der Leyen theksoi gjithashtu se do të pezullojnë të gjitha fondet për Izraelin.
“Komisioni do të bëjë gjithçka që mundet vetë. Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë dypalëshe për Izraelin. Do t’i ngrijmë të gjitha pagesat në këto fusha, pa kompromentuar punën tonë me shoqërinë civile izraelite ose Yad Vashem”, tha Von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Von der Leyen: Evropa do të mbrojë territorin e saj, aleancë 6 mld dollarëshe me Kievin për dronët! Pezullim marrëveshjeje dhe sanksione ndaj Izraelit










