Një avion është djegur në aeroportin Mehrabad Airport, aeroporti më i populluar në Iran dhe qendra kryesore për fluturimet e brendshme. Imazhet satelitore tregojnë se në aeroport disa avionë.

Mediat shtetërore iraniane po raportojnë gjithashtu se disa pjesë të aeroportit janë vënë në shënjestër.

Kjo vjen pasi ushtria e Izraelit tha se po nis një “valë të re sulmesh në shkallë të gjerë” në vend, në strukturat kryesore.

Më herët ajo kishte goditur aeroportin më 4 mars, duke thënë se sulmet e saj çmontuan sistemet e mbrojtjes dhe zbulimit që përbënin kërcënim për Forcën Ajrore izraelite, përfshirë edhe sektorin e prodhimit të helikopterëve në aeroport.

Ende nuk është e qartë se cilat pjesë të aeroportit janë bombarduar në sulmin e ri, por dëshmitarët thonë se bombardimet e kësaj nate kanë qenë shumë më intensive.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, tha lidhur me lajmet se Rusia ka ndihmuar Iranin se “çdo gjë që nuk duhet të ndodhë” do të “përballet fuqishëm”, dhe se Donald Trump është “plotësisht i vetëdijshëm se kush po flet me kë”.

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara thotë se 1,332 civilë janë vrarë në vendin e tij që nga e shtuna.

Prodhuesit amerikanë të armëve kanë rënë dakord të “katërfishojnë prodhimin”, tha Donald Trump.

Një sulm izraelit goditi një bazë të forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban në jug të vendit, duke plagosur tre ushtarë nga Ghana.

Shkollat në Bejrut janë shndërruar në strehimore, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve izraelite kundër Hezbollahut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar civilët për disa valë sulmesh iraniane të premten në mbrëmje, megjithatë deri tani nuk janë raportuar të lënduar.

Donald Trump ka këmbëngulur se s’ka asnjë marrëveshje me Iranin vec “dorëzimit pa kushte” dhe vendosjes së një lideri të pranueshëm.