Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se sot zbuloi nëntë raketa balistike dhe 35 dronë në hapësirën e saj ajrore.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ministria specifikoi se u rrëzuan tetë prej raketave (një tjetër ra në det) dhe 26 dronë.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar, besohet se raketat dhe dronët ishin nisur nga Irani, në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Lajmi kryesor:

Irani/ Pentagoni: Që nga fillimi i luftës janë plagosur 140 ushtarë amerikanë! Mister mbi minat në Ngushticën e Hormuzit, Trump: I kemi shkatërruar