Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se sanksionet ndaj naftës ruse, të cilat u lehtësuan për shkak të krizës aktuale në Lindjen e Mesme, do të rivendosen sapo të përfundojë konflikti, duke e lidhur këtë veprim me shqetësimet globale për furnizimin me energji.

Në një intervistë telefonike me NBC Neës , Trump shpjegoi se lehtësimi i përkohshëm i kufizimeve kishte për qëllim stabilizimin e tregjeve të naftës ndërsa luftimet vazhdojnë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Dua të kem naftë për botën. Dua të kem naftë”, tha Trump.

Ai tregoi se sanksionet ndaj Rusisë do të riktheheshin më vonë.

"Ata do të kthehen sapo të mbarojë kriza", shtoi ai.

Presidenti gjithashtu hodhi poshtë idenë se SHBA-të kanë nevojë për ndihmën e Ukrainës në kundërshtimin e sulmeve me dronë.

"Nuk kemi nevojë për ndihmë. Personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë është Zelensky", tha Trump.

Megjithatë, Trump refuzoi të konfirmonte nëse Uashingtoni kishte pranuar teknologjinë e përgjimit të dronëve të Ukrainës apo ndihmën e lidhur me të.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthime në Bahrein, Irani: Do të vrasim Netanyahun, Trump i bën thirrje Kinës dhe Evropës për sigurinë në ngushticën e Hormuzit: Dërgoni anije