Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se Izraeli nuk do të "ndalojë luftën derisa të ketë arritur të gjitha objektivat e tij", përfshirë humbjen e Hamasit. Një burim izraelit përsëriti se situata e negociatave - të kryera nga SHBA, Egjipti dhe Katari - nuk është e mirë, por e ngrirë. Në këtë kuadër, lufta vazhdon në Rripin e Gazws ku sipas Hamasit, numri i të vdekurve është gati 38 mijë.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në parlamentin Izraelit, të njohur si Knesset ka deklaruar se forcave të Mbrojtjes Izraelite i duhen menjëherë "10 mijë ushtarë menjëherë" dhe se ushtria mund të "rekrutojë menjëherë 4800 ortodoksë".
Gallant këmbënguli në nevojat e ushtrisë në këtë fazë, duke paralajmëruar se Izraeli "nuk mund të sjellë ushtarë nga jashtë".
Ndwrkohw gjatw ditws sw sotme Izraeli njoftoi se liroi drejtorin e spitalit Al-Shifa në Rripin e Gazës, Muhammad Abu Salmiya, cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një operacioni të ushtrisë Izraelite nw kompleksin spitalor.
Salmiya u kthye në Gaza së bashku me të 50 të burgosur të tjerë palestinezë, pasi u liruan për shkak të mbipopullimit të burgjeve. Për lirimin e ish-drejtorit të spitalit më të madh në Gaza reagoi ashpër lideri opozitar në Izrael, Benny Gantz.
“Një qeveri që liron ata që strehuan vrasësit e 7 tetorit dhe ndihmuan në fshehjen e pengjeve tona, ka kryer një gabim moral dhe etik dhe për këtë arsye është e papërshtatshme për të udhëhequr luftën tonë ekzistenciale. Qeveria duhet të shkojë në shtëpi", tha ai.
Salmiya shpjegoi se së bashku me të burgosurit e tjerë, u torturua pothuajse çdo ditë brenda burgut izraelit, ku çdokujt i mohohej trajtimi mjekësor.
“Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk na vizitoi në burgjet izraelite dhe na ndalohej të takoheshim me avokatë. Shumë të burgosur mbeten ende pas në kushte shumë të këqija shëndetësore dhe psikologjike”, deklaroi ai.
Ndërsa, ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas ka deklaroi se nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023, 37, 900 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve intensive të izraelit, ndërsa 87,060 janë plagosur.