Lufta në Libi, plani i BE-së: Embargo e armëve dhe mision detar, takimi Conte-Serraj

Lufta në Libi, plani i BE-së: Embargo e armëve dhe mision detar, takimi Conte-Serraj

Ideja e Ministrit italian Di Maio për vendosjen e embargos së armēve në Libi u materializua në Bruksel gjatë samitit të jashtëzakonshëm të njëzet e tetë ministrave të Jashtëm. Embargoja, megjithatë, për tu zbatuar kërkon vendosjen e një armëpushimi midis forcave të kryeministrit Fayez Serraj dhe atyre të gjeneralit Khalifa Haftar.

Kryesor, në këtë kuptim është takimi i sotëm në Moskë midis Angela Merkel dhe Vladimir Putin, i cili mbështet njeriun e fortë Haftar i cili deri më tani ka kundërshtuar armëpushimin. Sot do të ketë edhe një takim në Palazzo Chigi mes Giuseppe Conte dhe Serraj.

Europa, pas ndarjeve të muajve të kaluar, veçanërisht midis Italisë dhe Francës, po përpiqet të luaj në fushën diplomatike, megjithëse tani në një situatë më të rrezikshme.

Misioni i Sofjes

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori mandat për të punuar "për armëpushimin dhe një zgjidhje politike në kuadrin e procesit të Berlinit". Në këtë pikë - tha ai - "ne do të përqendrohemi në monitorimin e armëpushimit, embargon e armëve dhe masa të tjera të sigurisë".

Por 'Sofia' në këtë pikë nuk do të ishte e mjaftueshme. Dhe në fakt, në mbyllje të bisedimeve, ministrat i kërkuan Borrellit të paraqiste deri më 20 janar ide për një mision më të gjerë, me një emër të ri dhe i cili do të përfshijë embargo të armëve jo vetëm nga deti, por edhe nga ajri dhe nga toka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Lufta në Libi, marrëveshje Putin-Merkel për një konferencë paqeje, Giuseppe Conte-Sarraj: Haftari të largojë trupat

Takimi, i cili është shtyrë me muaj, do të mbahet në Berlin, por një datë ende mungon. Angazhim për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

"Shpresoj që përpjekjet tona të përbashkëta të ndihmojnë në shmangien e skenarëve më të këqinj."

Ndërsa theksoi se në Libi konflikti ushtarak "është një fakt", Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të gjejë "një zgjidhje politike" për njërën nga krizat "më të rëndësishme për efektet negative që mund të ketë në Europë" në drejtim të imigracionit dhe "trafikut të armëve dhe drogës ".

Kreu i Kremlin shtoi se ai "shpresonte" që armëpushimi në Libi, i iniciuar nga ai dhe presidenti Erdogan "do të bëhet i mundur sot në mesnatë".

Ky është ekstrakti i konferencës për shtyp mes Presidentit rus Putin dhe Kancelares gjermane Merkel.

Pas takimit në Kremlin, kancelarja njohu rolin e presidentit rus si një ndërmjetës vendimtar në konfliktin që po ‘shqyen’ Libinë dhe tha se ‘kemi rënë dakord të organizojmë një Konferencë Paqe’ për Libinë.

Kryeministri italian Giuseppe Conte sot pati takim në Romë me kryeministrin libian Al Serraj, i cili u shpreh se është dakord me armëpushimin por kërkoi që gjatë kësaj kohe gjenerali Haftar të tërhiqte trupat që kanë rrethuar kryeqytetin Tripoli.

"Ishte një bisedë e rëndësishme dhe e sinqertë me Presidentin Conte, ne e vlerësojmë rolin e Italisë në stabilitetin e Libisë", tha presidenti i qeverisë së marrëveshjes kombëtare, Fayez al Sarraj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë