Ushtria amerikane ka publikuar pamjet nga sulmet drejtuar objektivave iranianë. Sulmet synonin avionë ushtarakë, kamionë e anije ushtarake iraniane.
Fushata amerikane e sulmeve ajrore në Iran është tani në ditën e saj të 14-të. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në koordinim me qeverinë e Izraelit sulmuan nga ajri Iranin, bazat ushtarake, me qëllim rrëzimin e regjimit të Ali Khameneit dhe zhdukjen e grupeve terroriste.
Sulmet ajrore lanë të vdekur liderin historik të Iranit Ali Khamenei. Pasardhës i tij është i biri, Mojtaba Khamenei, ndërsa Trump në dalje publike është shprehur se do të jetë ai që do të vendosë se kur do t’i japë fund luftës.
Ndërkohë përshkallëzimi i tensioneve ka çuar në mbylljen e ngushticës së Hormuzit, vendim ky i ardhur nga Irani. Lufta në Lindjen e Mesme po çon botën drejt një tjetër krize lidhur me furnizimin me naftë.
Komente










