Lufta në Rripin e Gazës/ Gjenden trupat e 6 pengjeve izraelite të rrëmbyera nga Hamasi

Lufta në Rripin e Gazës/ Gjenden trupat e 6 pengjeve izraelite të rrëmbyera nga Hamasi

6 pengjet e vdekura izraelite

Ushtria izraelite tha ditën e sotme se ka gjetur 6 trupa të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar.

Sipas ushtrisë  bëhet fjalë për trupat e Yagev Buchshtabit, Alexander Dancygut, Avraham Munderit, Yoram Metzgerit, Nadav Popplewellit, and Haim Perryit, pa e përmendur se kur apo si kanë vdekur.

Pas këtij lajmi kryeministri izraelit ka Benjamin Netanyahu shprehur ngushullimet për familjarët duke falenderuar të gjithë ushtarët dhe komandantët që po luftojnë për vendin e tyre.

“Shteti i Izraelit do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të rikthyer të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur," tha Netanyahu.

Ky operacion është kryer teksa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po tentojnë të ndërmjetësojnë një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit, që mund të rezultojë me lirim të dhjetëra pengjeve të mbajtura prej Hamasit.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës raportohet se të paktën 40,173 njerëz janë vrarë në territorin palestinez në më shumë se 10 muaj luftë me Izraelin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?