Sheikh Abdelkarim Abid, një udhëheqës i Hezbollahut në Libanin jugor gjatë një ceremonie mortore të një ushtari ka deklaruar se Izraeli mund të mposhtet vetëm me rezistencë.
Më tej ai shtoi se karakteristika kryesore e tyre është është vrasja e fëmijëve dhe grave, sepse ata janë të paaftë të përballen me burrat në fushën e betejës.
"Nuk ka rëndësi sa zgjat agresioni, sepse nuk do të dobësojë vullnetin e popullit libanez e palestinez, shtoi ai.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 41,226 persona kanë vdekur dhe 95,413 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.